situate te renduar nga zjarret ne kline 68a77dcfc2d4e

Situatë të rënduar nga zjarret në Klinë

August 21, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka bërë të ditur se disa fshatra të kësaj komune po përballen me zjarre të fuqishme, të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Ai ka thënë se bashkë me drejtorin e DSHPE-së, Qendrim Millakun, ndodhen në terren dhe janë në koordinim të plotë me ekipet e zjarrfikësve, që po punojnë pa ndërprerje për të lokalizuar dhe vënë nën kontroll vatrat e zjarrit.

“Një falënderim shkon për ekipet e zjarrfikësve të Klinës dhe atyre nga Peja, Rahoveci dhe Gjakova, të cilët kanë ardhur menjëherë në ndihmë dhe po japin kontribut të çmuar në këtë situatë emergjente”, ka theksuar Elezaj.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos ndezin hamullore apo mbeturina, pasi rreziku për përhapjen e zjarreve është shumë i madh dhe mund të shkaktojë pasoja serioze për jetën dhe pronën e banorëve.

Sipas tij, Komuna e Klinës do të vazhdojë të jetë e angazhuar me të gjitha kapacitetet për të menaxhuar situatën dhe për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aktori shundi ne beteje me semundjen e rende dy ministrit do mbulojme shpenzimet 68a77bb378931
Lajmi i mëparshëm

Aktori Shundi në betejë me sëmundjen e rëndë, dy ministrit: Do mbulojmë shpenzimet!

projekte te reja te the beatles anthology do te publikohen kete vjeshte 68a77ef2937ad
Lajmi i radhës

Projekte të reja të “The Beatles Anthology” do të publikohen këtë vjeshtë

Të fundit nga

ShkoLartë