situata nga moti i keq policia ben thirrje ja akset ku duhet te perdorni

Situata nga moti i keq, policia bën thirrje: Ja akset ku duhet të përdorni zinxhirë

January 8, 2026
1 minut lexim

Për shkak të motit të keq, me reshje shiu dhe në disa zona edhe reshje dëbore, shërbimet e Policisë Rrugore, Patrullat e Përgjithshme, njësitë “Shqiponjat” dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë në terren për menaxhimin e qarkullimit rrugor dhe për ndihmën ndaj qytetarëve.

Si pasojë e reshjeve të borës dhe mjegullës, qarkullimi i automjeteve është vështirësuar në disa akse rrugore, kryesisht në zonat malore.

Sipas Policisë së Shtetit, akset rrugore në qarqet Shkodër, Korçë, Kukës, Gjirokastër dhe Dibër, si dhe Rruga e Kombit dhe aksi Llogara, paraqesin prezencë dëbore në rrugë.

Autoritetet bëjnë me dije se në këto segmente është i detyrueshëm përdorimi i gomave dimërore dhe i zinxhirëve, me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore.

Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në terren dhe po bashkëpunojnë me firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve për pastrimin e akseve dhe kriposjen e tyre, për të parandaluar ngricat.

Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar, të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe udhëzimet e Policisë, si dhe të pajisen me mjetet e nevojshme dimërore në akset ku kushtet atmosferike e kërkojnë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mbi 80 e automjeteve te importuara ne maqedonine e veriut jane te perdorura 695f8a71d8106
Lajmi i mëparshëm

Mbi 80% e automjeteve të importuara në Maqedoninë e Veriut janë të përdorura

alonso superkupa prioritet absolut per realin 695f9753cadb8
Lajmi i radhës

Alonso: Superkupa, prioritet absolut për Realin

Të fundit nga

ShkoLartë