situata ne qarkun e vlores prefektja delvina me probleme nga reshjet monitorim i vazhdueshem i vjoses 691dad0379381

Situata në qarkun e Vlorës, prefektja: Delvina me probleme nga reshjet, monitorim i vazhdueshëm i Vjosës

November 19, 2025
1 minut lexim

Situata e krijuar nga reshjet intensive të ditëve të fundit ka sjellë një sërë problematikash në qarkun e Vlorës.

Aktualisht, nën monitorim të vazhdueshëm mbetet zona pranë urës së Mifolit në Novoselë, një nga pikat më shqetësuese për shkak të rrezikut të daljes së lumit Vjosë nga shtrati.

Prefektja e Vlorës, Evis Allushi, ka deklaruar se problematikat më të mëdha janë regjistruar në Delvinë dhe Finiq, ndërsa fatmirësisht në bashkinë Vlorë nuk janë shënuar probleme. Dalja e lumit të Kalasës ka shkaktuar bllokime të akseve rrugore në Delvinë dhe Finiq, ku ka pasur edhe depozitim inertesh në rrugë. Në Delvinë janë evakuuar tre banesa, ndërsa në rrugët që kanë qenë të bllokuara është ndërhyrë për normalizimin e situatës.

Lidhur me situatën në Novoselë, prefektja Allushi ka bërë të ditur se niveli i lumit ka arritur deri në 5 metra, ndërsa po mbahet kontakt i vazhdueshëm me strukturat përkatëse dhe monitorohet situata edhe në zonën e Gjirokastrës, si dhe në të gjitha pikat e tjera problematike që lidhen me prurjet e Vjosës. Banorët janë njoftuar të marrin masat e nevojshme.

Situata pranë urës së Mifolit vijon të jetë nën vëzhgim, ndërsa prurjet e lumit Vjosë mbeten të larta. Autoritetet janë në kontakt të vazhdueshëm, me qëllim që, nëse arrihet në pikën kritike, të merren masat e menjëhershme, deri edhe në evakuimin e banorëve, nëse kjo do të jetë e nevojshme.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gervalla i ben ftese ldk se per te marre pjese ne seancen per miratimin e
Lajmi i mëparshëm

Gërvalla i bën ftesë LDK-së për të marrë pjesë në seancën për miratimin e buxhetit

aksidenti tragjik qe i mori jeten 19 vjecarit ne milano kamerat e sigurise zbulojne detajet e reja njeri prej te akuzuarve po ndihmonte te aksidentuarit 691daf27439d3
Lajmi i radhës

Aksidenti tragjik që i mori jetën 19-vjeçarit në Milano, kamerat e sigurisë zbulojnë detajet e reja, njëri prej të akuzuarve po ndihmonte të aksidentuarit

Të fundit nga

ShkoLartë