situata me zjarret ne vend vatra aktive ne vlore skrapar e tirane shkrumbohen 18 hektare pyje ne bogove 68aed1d56b9d5

Situata me zjarret në vend/ Vatra aktive në Vlorë, Skrapar e Tiranë, shkrumbohen 18 hektarë pyje në Bogovë

August 27, 2025
1 minut lexim

Strukturat e Mbrojtjes Civile, të mbështetura nga Forcat e Armatosura, po vijojnë punën për të përballuar situatën e zjarreve që kanë shpërthyer në disa qarqe të Shqipërisë. Gjatë orëve të fundit, janë evidentuar 14 vatra zjarri, nga të cilat 11 janë shuar plotësisht, ndërsa dy të tjera janë ende aktive, dhe një vatër është nën monitorim të vazhdueshëm.

Vatrat Aktive dhe Operacionet në Terren:

Zona e Akërnisë, Bashkia Vlorë:

Situata në këtë zonë është nën kontroll dhe aktualisht është e qetë. Angazhimi i strukturave ka përfshirë:

-2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë nga MZSH Vlorë

-21 forca bashkiake

-3 punonjës të Shërbimit Pyjor

-4 përfaqësues nga AdZM

-3 automjete zjarrfikëse me 20 efektivë dhe 40 trupa nga Forcat e Armatosura

Momentalisht, situata raportohet se është e menaxhueshme dhe nuk vlerësohet i nevojshëm ndërhyrja me skrepa ose avionë Canadair, megjithëse vatra vazhdon të ketë tym të shtuar për shkak të djegies së trungjeve dhe pishave.

Zona e Bogovës, Bashkia Skrapar:

Zjarri ka qenë me intensitet më të ulët, por nuk është arritur izolimi i plotë gjatë natës. Sipas raportimeve, deri tani janë djegur rreth 18 hektarë pyll. Fatmirësisht, nuk ka rrezik për banesa dhe situata është nën kontroll të plotë të punonjësve zjarrfikës dhe Shërbimit Pyjor.

Zona e Pezë Helmësit, Bashkia Tiranë:

Vatrat janë izoluara dhe të minimizuara, duke mos përbërë rrezik të shtuar për zonën. Situata është nën kontroll dhe strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë monitorimin e zonës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IZET MEXHITI 8
Lajmi i mëparshëm

Gashi: Uragani i grave shqiptare në Çair, forcë në krah të Izet Mexhitit

elbasani largon sulmuesin 68aed234e33df
Lajmi i radhës

Elbasani largon sulmuesin

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë