situata me zjarret ne vend shuhen 9 vatra 1 mbetet ne monitorim 68aa3ad3d9de8

Situata me zjarret në vend/ Shuhen 9 vatra, 1 mbetet në monitorim

August 24, 2025
1 minut lexim

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC raporton se, prej orës 09:00 deri në orën 20:00 të datës 23 gusht 2025, në rang vendi janë evidentuar 10 vatra zjarri.



Falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve dhe ndërhyrjes në kohë të forcave operacionale, është bërë e mundur shuarja dhe izolimi i 9 vatrave zjarri, ndërsa vetëm 1 vatër mbetet nën monitorim.
Forcat zjarrfikëse, të mbështetura nga strukturat vendore, shërbimi pyjor, policia dhe agjencitë e specializuara, kanë ndërhyrë me shpejtësi duke garantuar minimizimin e pasojave dhe sigurinë e komuniteteve.

Është bërë izolimi i plotë dhe shuarja e zjarreve në:
1.      Në fshatin Ibë, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë.
2.      Në fshatin Roskovec, njësia administrative Roskovec, bashkia Roskovec.
3.      Në fshatin Shkjezë, njësia administrative Bushat, bashkia Vau-Dejës.
4.      Në fshatin Jeran, njësia administrative Kastrat, bashkia Malësi e Madhe.
5.      Në hekurudhën e Fierit, njësia administrative Fier, bashkia Fier.
6.      Në pyllin e Sodës, njësia administrative nr 4, bashkia Vlorë.
7.      Në fshatin Lapardha, njësia administrative Kotë, bashkia Selenicë.
8.      Në fshatin Pezë Helmës, njësia administrative Pezë, bashkia Tiranë.
9.      Në fshatin Brataj, njësia administrative Brataj, bashkia Selenicë.

Aktualisht, në Parkun Natyror Gërmenj, bashkia Kolonjë, vatra e zjarrit po mbahet nën monitorim pas disa riaktivizimeve gjatë ditës. Në terren kanë operuar mjete zjarrfikëse dhe forca të shumta, duke arritur ta vendosin situatën nën kontroll.

Institucionet përgjegjëse vijojnë monitorimin e pandërprerë të territorit dhe mbeten të angazhuara për reagim të menjëhershëm në çdo rast emergjence.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trazira ne indi pas vrasjes se qindra grave ne vendin e shenjte te pelegrinazhit 68aa37c5a1e7e
Lajmi i mëparshëm

Trazira në Indi pas vrasjes së qindra grave në vendin e shenjtë të pelegrinazhit

tjeter tragjedi ne det mbytet varka me emigrante qe i ishte drejtuar italise 68aa3c0351ffe
Lajmi i radhës

Tjetër tragjedi në det, mbytet varka me emigrantë që i ishte drejtuar Italisë

Të fundit nga

ShkoLartë