situata me zjarret ne vend 7 vatra mbeten aktive flaket perfshijne tiranen dibren vloren gjirokastren dhe korcen 6a91924fb3462

Situata me zjarret në vend/ 7 vatra mbeten aktive, flakët përfshijnë Tiranën, Dibrën, Vlorën, Gjirokastrën dhe Korçën

August 28, 2026
1 minut lexim

Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 14:00, në territorin e vendit janë raportuar 10 vatra zjarri, nga të cilat 7 mbeten aktive, 2 janë nën mbikëqyrje dhe 1 është shuar plotësisht.

Vatrat aktive janë të përqendruara në Tiranë, Dibër, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë.

Në Malin e Dajtit vijon ndërhyrja në tre vatra të riaktivizuara, me 25 forca zjarrfikëse dhe të AZM-së.

Në qarkun Dibër vijojnë aktive vatrat në Qafë të Helmës, Vajkal dhe Sllatinë; angazhimi më kryesor është në Vajkal, ku operojnë 53 forca, përfshirë 20 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 1 helikopter të FA-së, ndërsa në Sllatinë janë angazhuar mbi 40 forca bashkiake dhe vullnetare. Për këto vatra nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Tërbaç, Himarë, po operojnë dy automjete zjarrfikës me efektivin përkatës.

Vatra aktive raportohen gjithashtu në Tërbuq, Gjirokastër, ku operojnë 3 efektivë me 1 automjet zjarrfikës, dhe në Plovisht, Maliq, me 3 efektivë dhe 1 automjet zjarrfikës.

Ndërkohë, vatrat në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit mbahen nën mbikëqyrje dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Në mbështetje të operacioneve, krahas kapaciteteve vendore, janë angazhuar 20 efektivë dhe 1 helikopter i Forcave të Armatosura, me fokus ndërhyrjen në vatrën e Vajkalit. Situata vijon të monitorohet dhe strukturat e Mbrojtjes Civile mbeten të angazhuara në terren për shuarjen dhe parandalimin e riaktivizimit të vatrave.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gruda moment i ri ne kuvend prania e perfaqesuesve te ambasades se shba se dhe be se 6a9191d7f02b2
Lajmi i mëparshëm

Gruda: Moment i ri në kuvend prania e përfaqësuesve të ambasadës së ShBA-së dhe BE-së

demokratet evropiane denojne nderimet shteterore per mlladiqin serbia po glorifikon gjenocidin 6a9192b4d8131
Lajmi i radhës

​Demokratët evropianë dënojnë nderimet shtetërore për Mlladiqin: Serbia po glorifikon gjenocidin

Të fundit nga

ShkoLartë