situata me zjarret ne kosove kfor i amerikan ndihmoi dje me helikoptere 68a40e0bdd614

Situata me zjarret në Kosovë, KFOR-i amerikan ndihmoi dje me helikopterë

August 19, 2025
1 minut lexim

Forcat ajrore amerikane të caktuara në Komandën Rajonale – Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë asistuar dje Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave të Kosovës në përballjen me zjarret në komunën e Gjakovës.

Dy helikopterë të tipit UH-60 Black Hawk, të pajisur me sisteme “Bambi Bucket”, kanë kryer disa hedhje ajrore të ujit për të ndihmuar në lokalizimin e flakëve që po rrezikonin komunitetet dhe infrastrukturën lokale.

Gjatë një periudhe pesë orëshe, ekuipazhet kanë realizuar 12 hedhje, duke shpërndarë mbi 2,500 litra ujë në zonat e prekura.

“Këto përpjekje tregojnë aftësinë e KFOR-it për të reaguar shpejt, brenda mundësive dhe kapaciteteve, ndaj emergjencave dhe riafirmojnë përkushtimin e tij të palëkundur për mbrojtjen e komuniteteve lokale dhe mbështetjen e autoriteteve civile”, ka njoftuar KFOR-i.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

8 vjet nga suksesi historik i kombetares se kosoves ne basketboll 68a40df8ebb81
Lajmi i mëparshëm

8 vjet nga suksesi historik i Kombëtares së Kosovës në basketboll

nderroi jete pas mbushjes se dhemballes detaje te reja nga ngjarja ne devoll dyshohet se pesoi infarkt 68a40ea4e127a
Lajmi i radhës

Ndërroi jetë pas mbushjes së dhëmballës/ Detaje të reja nga ngjarja në Devoll, dyshohet se pësoi infarkt

Të fundit nga

Karton i kuq për Lindrit Kamberin në Zvicër

Futbollisti Lindrit Kamberi pati një mbrëmje të pafat në përballjen mes BSC Young Boys dhe FC Zurich në kampionatin zviceran. Young Boys triumfoi me rezultat bindës 3:0 ndaj Zurich-ut, ndërsa ndeshja u
ShkoLartë