situata me zjarret 22 vatra ne 24 ore 3 mbeten aktive helikopteret e forcave te armatosura ne operacione ne tirane bulqize dhe diber 6a913df053382

Situata me zjarret, 22 vatra në 24 orë, 3 mbeten aktive/ Helikopterët e Forcave të Armatosura në operacione në Tiranë, Bulqizë dhe Dibër

August 28, 2026
1 minut lexim

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë raportuar 22 vatra zjarri, nga të cilat 3 mbeten aktive dhe 4 janë nën mbikëqyrje.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar në total 288 forca operacionale dhe 21 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet nga ajri me 2 helikopterë, të angazhuar në 3 operacione.

Vatrat aktive janë:

* Mali i Dajtit, Tiranë – vijon puna për shuarjen e zjarrit në zonën mbi tunelet e Qafë Mollës. Në operacion u angazhuan 20 forca zjarrfikëse dhe të AZM-së, si dhe 1 helikopter i Forcave të Armatosura. Edhe sot forcat operacionale vijojnë punën në terren.

* Vajkal, Bulqizë – zjarri vijon aktiv në një sipërfaqe me shkurre dhe dëllinja, në terren shkëmbor. Gjatë operacionit janë angazhuar 40 forca vendore dhe vullnetare, ndërsa për shkak të favorizimit të flakëve nga era u aktivizua edhe 1 helikopter i FA-së. Gjatë ditës së sotme operacioni është përforcuar edhe me 20 efektivë të Forcave të Armatosura. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

* Sllatinë, Dibër – vijon aktive vatra në një sipërfaqe pyjore me ah. Për shuarjen e saj janë angazhuar 33 forca bashkiake, 5 forca të ADZM-së dhe 8 vullnetarë, gjithsej 46 forca, ndërsa për shkak të rrezikut të përhapjes drejt pyjeve me pisha operacioni është mbështetur edhe me 1 helikopter të FA-së. Forcat operacionale vijojnë punën edhe gjatë ditës së sotme.

Ndërkohë, 4 vatra të tjera mbahen nën mbikëqyrje në Qafë të Helmës dhe Arrmollë në qarkun Dibër, si dhe në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit në qarkun Elbasan. Situata në këto zona është nën kontroll ose e izoluar dhe, sipas raportimeve, nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pdk e aleanca dalin serish para qeverise nga ferizaj kerkojne fundin e bllokades institucionale 6a913d7b34ed5
Lajmi i mëparshëm

PDK e Aleanca dalin sërish para Qeverisë, nga Ferizaj kërkojnë fundin e bllokadës institucionale

ndahet nga jeta mbreti i norvegjise harald v 6a913e50eb9e4
Lajmi i radhës

Ndahet nga jeta Mbreti i Norvegjisë Harald V

Të fundit nga

Ndahet nga jeta Mbreti i Norvegjisë Harald V

Mbreti Harald V i Norvegjisë ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, pas disa ditësh trajtim në spital për një sëmundje të rrallë të gjakut. Pallati Mbretëror në Oslo njoftoi se mbreti ndërroi
ShkoLartë