situata e zjarreveministria e mbrojtjes6 vatra jane shuar 2 te tjera ende aktive 68a62a33bb14b

Situata e zjarreve,Ministria e Mbrojtjes:6 vatra janë shuar, 2 të tjera ende aktive

August 20, 2025
min lexim

Gjatë ditës së sotme, 20 gusht, janë raportuar 12 vatra zjarri. Nga to janë shuar gjashtë, dy janë aktive ndërsa katër vijojnë të jenë në monitorim.



Vatrat e izoluara dhe shuara plotësisht:
1.      Lagjja numër 1, Rrogozhinë.
2.      Fshati Ahmataj, njësia administrative Tropojë e Vjetër, bashkia Tropojë.
3.      Fshati Llugaj, njësia administrative Llugaj, bashkia Tropojë.
4.      Fshati Sohodoll, njësia administrative Kastriot, bashkia Dibër.
5.      Lagjja numër 3, Vlorë.
6.      Fshati Durisht, njësia administrative Petrelë, bashkia Tiranë.

Aktualisht, janë aktive vatrat:

  1. Në fshatin Xeth, njësia administrative Blerim, në bashkinë Fushë – Arrëz, situata është e qetë dhe vatra e zjarrit është pothuajse e izoluar plotësisht. Në disa pjesë ka ende riaktivizime të vogla brenda perimetrit, por ato po mbahen nën kontroll dhe po eliminohen nga punonjësit e shërbimit pyjor.
  2. Në fshatrat Damjan, Fortuzaj dhe Isufaj në bashkinë e Tiranës, vatra e zjarrit është minimizuar dhe po mbahet në mbikëqyrje deri në fikjen përfundimtare. Në terren janë angazhuar 5 efektivë me 1 automjet zjarrfikës nga MZSH Tiranë, 4 forca policore dhe 3 forca bashkiake.
  3. Pranë tunelit të Krrabës në bashkinë Tiranë është regjistruar një vatër e re zjarri në orët e pasdites. Në vendngjarje ka mbërritur Shërbimi Vendor Zjarrfikës, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve.
  4. Vijon puna për shuarjen e zjarrit në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik, të rënë në 11.08.2025. Në terren po punojnë forcat bashkiake, për të shmangur riaktivizimin e vatrës. Ditën e sotme situata duket e qetë dhe forcat operacionale po mbajnë nën monitorim terrenin.
  5. Vijon aktiv zjarri i rënë më datë 19.08.2025, ora 17:05, në afërsi të Fabrikës së Çimentos, njësia administrative Fushë-Krujë, ku u arrit të izolohen 5 vatra zjarri në total, ndërsa zjarri ka vazhduar me intensitet të ulët. Dendësia e pyllit e vështirësoi ndërhyrjen, por forcat operacionale arritën ta shuajnë vatrën, e cila tashmë po mbahet në monitorim nga zjarrfikësit Krujës.
  6. Është riaktivizuar zjarri i rënë më datë 19.08.2025 në një sipërfaqe me shkurre në fshatin Lapardha, njësia administrative Kotë. Në vendngjarje ka shkuar Shërbimi Zjarrfikës i Selenicës. Me gjithë punën e forcave operacionale, zjarri vijon të mbetet aktiv.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kasami takon kreret e bashkesive lokale te tetoves 68a628996eb83
Lajmi i mëparshëm

Kasami takon krerët e bashkësive lokale të Tetovës

perurohet unaza e vogel ne rrugen 12 qershori ne shtime 68a62c62247e9
Lajmi i radhës

Përurohet Unaza e Vogël në rrugën “12 Qershori” në Shtime

Të fundit nga

ShkoLartë