situata e zjarreve ne vend mm vihet nen kontroll zjarri ne bogove te skraparit 68ad869485db9

Situata e zjarreve në vend, MM: Vihet nën kontroll zjarri në Bogovë të Skraparit

August 26, 2025
1 minut lexim

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar paraditen e sotme se vatra e zjarrit në zonën e Bogovës, në Skrapar, është vënë plotësisht nën kontroll. Pas disa orësh pune intensive në terren, forcat operacionale kanë siguruar të gjithë perimetrin e jashtëm të zjarrit dhe kanë ndalur përhapjen e flakëve.



Mësohet se operacioni nisi në orët e para të mëngjesit, konkretisht në orën 05:30, dhe përfshiu një numër të madh forcash nga disa institucione.

Në terren kanë qenë të angazhuar:

• 30 efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë (FA 22)
• 7 mjete zjarrfikëse nga Skrapari, Berati dhe Poliçani
• 20 punonjës të bashkisë
• 5 punonjës të shërbimit pyjor
• 15 punonjës të shërbimeve të tjera mbështetëse

Falë koordinimit mes institucioneve dhe ndërhyrjes në kohë, u arrit të izolohej zjarri dhe të shmangej përhapja drejt zonave të banuara apo me rrezik të lartë.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

misajlovski ne takim me komandantin e kfor it gjeneralin barduani maqedonia do te vazhdoje te jete nje shtylle sigurie ne ballkan 68ad84fa0e547
Lajmi i mëparshëm

Misajlovski në takim me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Barduani: Maqedonia do të vazhdojë të jetë një shtyllë sigurie në Ballkan

dhuna ne familje prangat elektronike mbrojne viktimat 68ad87c2c9c69
Lajmi i radhës

Dhuna në familje, prangat elektronike mbrojnë viktimat

Të fundit nga

ShkoLartë