siria drejt kapitullit te ri zhvillon zgjedhjet e para parlamentare pas renies se regjimit te assadit 68e25ba9c90ee

Siria drejt kapitullit të ri/ Zhvillon zgjedhjet e para parlamentare pas rënies së regjimit të Assadit

October 5, 2025
1 minut lexim

Siria do t’i mbajë zgjedhjet e para parlamentare të dielën, prej rënies së regjimit të Bashar al-Assadit.

Në këtë proces nuk do të ketë votë direkte për Asamblenë e Popullit, e cila do të jetë përgjegjëse për legjislacionin gjatë periudhës tranzitore.

Të ashtuquajturat “kolegje zgjedhore” do t’i zgjedhin përfaqësuesit për dy të tretat e 210 ulëseve.

Presidenti i përkohshëm Ahmed al-Sharaa do ta përzgjedhë pjesën tjetër.

Ish-presidenti Assad është rrëzuar nga pushteti nga forcat e Sharaas 10 muaj më parë, pas 13 vjetësh luftë civile.

Autoritetet kanë thënë se i kanë shtyrë zgjedhjet për arsye të sigurisë në dy provinca të kontrolluara nga kurdët, dhe një tjetër provincë në të cilën ka pasur luftime të përgjakshme mes forcave qeveritare dhe militantëve druzë.

Në një fjalim të mbajtur javën e kaluar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara – i pari prej një presidenti sirian në 60 vjetët e fundit – Sharaa ka premtuar se do të ketë drejtësi për çdo konflikt të përgjakshëm, si dhe për ata që kanë kryer mizori nën regjimin e Assadit.

Ai është zotuar që Siria është “duke rindërtuar veten përmes një shteti të ri, po ndërton institucione dhe ligje që garantojnë të drejtat e të gjithëve, pa asnjë përjashtim”.

Zgjedhjet e së dielës do të mbikëqyren nga një komitet i lartë prej 11 anëtarësh, i cili është zgjedhur nga presidenti në muajin qershor.

Numri i ulëseve, që do të ndahet për 60 distrikte, bazohet në të dhënat e regjistrimit të vitit 2010 – një vit para se shteti të përfshihej në luftën civile, e cila ka lënë të vrarë më shumë se 600.000 njerëz dhe i ka zhvendosur 12 milionë të tjerë.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

idf evakuon 900 000 palestineze gaza pothuajse e zbrazet 68e259f625fa3
Lajmi i mëparshëm

IDF evakuon 900.000 palestinezë, Gaza pothuajse e zbrazët

kurti koha per ta bere artan abrashin kryetar te prizrenit 68e260ce7d5c1
Lajmi i radhës

Kurti: Koha për ta bërë Artan Abrashin kryetar të Prizrenit

Të fundit nga

ShkoLartë