sinjal paralajmerues per kongresin e ardhshem 6aeef9591d22a

“Sinjal paralajmërues për Kongresin e ardhshëm”

November 7, 2026
min lexim

Ai thjesht kishte dashur një ndryshim, kështu u shpreh para gazetarëve presidenti amerikan Donald Trump. Mediat raportojnë se Susie Wiles, gruaja e parë që mbajti postin e shefes së stafit në Shtëpinë e Bardhë, ishte ndër bashkëpunëtorët që Trump i konsideron përgjegjës për debaklin zgjedhor të partisë së tij. Pasardhësi i Wiles, punon prej më shumë se dhjetë vitesh për Trumpin dhe njihet për besnikërinë e tij të pakushtëzuar.

Sipas publicistit Chris Whipple, fakti që presidenti zgjodhi pikërisht Millerin tregon se Trump nuk synon bashkëpunim me shumicën e ardhshme demokrate në Kongres.Whipple ka shkruar një libër për shefat e kabinetit presidencial. “Emërimi i Millerit është një sinjal i vërtetë paralajmërues për Kongresin e ardhshëm”, u shpreh ai për CNN. “Ai i ngjan pothuajse një shpalljeje lufte nga ana e Trumpit. Miller nuk i përshtatet aspak profilit të një politikani që zotëron aftësitë e nevojshme për të bashkëpunuar me opozitën. Në thelb, ai njeh vetëm një marsh, dhe ai është gaz deri në fund drejt greminës.”

“Jo një vendim i mençur për personelin”

Demokratët e kuptuan menjëherë sinjalin. “Kjo tregon se Trump nuk e ka kuptuar çfarë ndodhi ditën e zgjedhjeve: një refuzim i qartë i Trumpit, i lëvizjes së tij MAGA dhe i politikave të saj”, tha kongresisti Adam Smith. “Fakti që Trump tani po e thellon edhe më tej këtë kurs, duke zgjedhur një nga mbështetësit e tij më luftarakë dhe më polarizues të disa prej masave të tij më ekstreme politike, tregon se ai në thelb nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga zgjedhjet dhe nuk e ka kuptuar se ku qëndronte elektorati.”

Image

Fakti që Trump zgjedh një nga mbështetësit e tij më luftarakë dhe më polarizues tregon se ai në thelb nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga zgjedhjet, sipas kongresistit Smith

Stephen Miller është arkitekti i politikës së emigracionit të Trumpit dhe udhëheq zbatimin e saj. Kritikët e konsiderojnë atë politikë brutale, çnjerëzore dhe krejtësisht të tepruar.

Kurse kongresisti republikan Don Bacon u shpreh për ABC se kursi i ashpër i Millerit ndaj emigracionit ka gjithashtu përgjegjës për humbjen zgjedhore të republikanëve: “Dëbimi i njerëzve që shumica e amerikanëve nuk duan t’i dëbojnë ishte një ndër arsyet kryesore të humbjes në Teksas, Arizona dhe në disa zona të Floridës”, tha Bacon. “Dhe pas kësaj politike qëndronte Stephen Miller. Prandaj them: nuk është një vendim i mençur për këtë post.”

Besimi te forca, dhuna dhe pushteti

Ekstreme janë edhe qëndrimet e Millerit në politikën e jashtme. Në një intervistë për CNN në janar, ai argumentoi se Groenlanda i takon Shteteve të Bashkuara dhe se nuk beson në një rend botëror të bazuar në rregulla. “Jetojmë në një botë ku mund të flitet shumë për mirësjelljen ndërkombëtare, por bota reale përcaktohet nga forca, dhuna dhe pushteti”, tha Miller në atë kohë. “Këto janë ligjet e hekurt të botës që nga fillimi i kohërave.”

Image

Kritika ka edhe nga republikanët. Senatori Thom Tillis e konsideron zgjedhjen e Miller për këtë post si “më të keqen nga të gjitha alternativat e mundshme”

Senatori republikan Thom Tillis e konsideron zgjedhjen e Millerit për këtë postnga Trumpi  si “më të keqen nga të gjitha alternativat e mundshme”: “Po flasim për emërimin e një prej figurave partiake më polarizuese, madje edhe brenda vetë Partisë Republikane. Si mund të besojmë se dikush me një të kaluar kaq përçarëse si Stephen Miller mund të jetë ‘dega e ullirit’ që na nevojitet për të arritur diçka me shumicat e reja demokrate në Kongres?” Të bashkëpunojë me demokratët apo të luajë rolin e “Mister Veto”? Siç duket, Trumpi tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

raport progresi i be per sigurine ushqimore ne shqiperi probleme me aku n pesticidet dhe laboratoret 6aeef91e166b3
Lajmi i mëparshëm

Raport-Progresi i BE për sigurinë ushqimore në Shqipëri: Probleme me AKU-n, pesticidet dhe laboratorët!

kufizime ne sherbimet bankare gjate fundjaves ja cfare duhet te dini 6aeef9ad32ffe
Lajmi i radhës

Kufizime në shërbimet bankare gjatë fundjavës, ja çfarë duhet të dini

Të fundit nga

ShkoLartë