sindikatat e rtk se thirrje institucioneve pergjegjese per reflektim 688b722128523

Sindikatat e RTK-së thirrje institucioneve përgjegjëse për reflektim

July 31, 2025
1 minut lexim

Sindikata e Pavarur e RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës, edhe njëherë u kanë bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të reflektojnë në vendimarrjen e tyre për të alokuar pjesën e dytë të buxhetit te Radiotelevizionit të Kosovës, e miratuar paraprakisht me Ligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025.

“Si pasojë e mosalokimit të mjeteve për gjashtë mujorin e dytë të vitit 2025, punëtorët e Radiotelevizionit te Kosovës rrezikojnë të mbesin pa paga e rrjedhimisht 700 familje kosovare pa mirëqenie e shumë prej tyre edhe në obligime kreditore ndaj bankave komerciale në vend”, thuhet në komunikatën e përbashkët të këtyre sindikatave.

Sipas tyre, mosalokimi eventual i buxhetit deri të premten nga ana e institucioneve përgjegjëse, do t`i lë punëtorët pa paga dhe rrjedhimisht Sindikata e Pavarur të RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës, do të detyrohen të thërrasin Protestë të Përgjithshme më datë 4 gusht 2025, në orën 11:00 para objektit të Kuvendit të Kosovës si themelues i RTK-së dhe atij të Qeverisë së Kosovës.

“Prandaj, kërkojmë edhe njëherë nga qeveria në detyrë që të marrin masa të menjëhershme për alokimin e buxhetit të miratuar sipas ligjit, për të shmangur kështu protestat dhe veprimet e tjera sindikale”, thuhet tutje në komunikatë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

interi vendos cmimin e lojtarit 688b721de1e47
Lajmi i mëparshëm

Interi vendos çmimin e lojtarit

rriten kerkesat fillestare per papunesi ne shba 688b73485e048
Lajmi i radhës

​Rriten kërkesat fillestare për papunësi në SHBA

Të fundit nga

ShkoLartë