sindikata e pk se shpreh ngushellime per policin qe vdiq rruges per ne pune 694145decac5c

Sindikata e PK-së shpreh ngushëllime për policin që vdiq rrugës për në punë

December 16, 2025
1 minut lexim

Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të policit, Ismet Isufi.

Ismet Isufi dyshohet se vdiq nga një sulm kardiak e më pas u vetaksidentua në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv.

“Me rastin e vdekjes së zyrtarit policor, Ismet Isufi, familjes, miqve dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës u shprehim ngushëllimet më të sinqerta. Sindikata e Policisë së Kosovës”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Ndërkohë, rastin e rëndë për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana.

“Rreth orës 06:30 në rrugën Zagrebi në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një veturë. Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit. Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit”, konfirmoi zëdhënës i policisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ford pret humbje miliardeshe teksa terheq planet per automjetet elektrike dhe ndalon prodhimin e f 150 lightning 694145aebe3d2
Lajmi i mëparshëm

Ford pret humbje miliardëshe teksa tërheq planet për automjetet elektrike dhe ndalon prodhimin e F-150 Lightning

ushtria amerikane godet tri anije te tjera te narkokarteleve ne oqeanin paqesor duke vrare tete persona 694145f50be27
Lajmi i radhës

Ushtria amerikane godet tri anije të tjera të narkokartelëve në Oqeanin Paqësor, duke vrarë tetë persona

Të fundit nga

ShkoLartë