sindikata e pavarur akademike kerkon terheqjen e ligjit te arsimit te larte 69d42ff1eee7a

Sindikata e Pavarur Akademike kërkon tërheqjen e Ligjit të Arsimit të Lartë

April 7, 2026
min lexim
KIRIL

Sindikata e Pavarur Akademike i ka kërkuar Qeverisë të tërheqë propozim-ligjet për Arsimin e Lartë dhe Shkencën, të cilat pritet të dorëzohen së shpejti. Sipas profesorëve, këto ndryshime nuk rrisin cilësinë, por zyrtarizojnë kontrollin politik mbi universitetet dhe largojnë shkencëtarët e rinj nga vendi. Akademikët e pavarur thonë se vërejtjet e tyre u injoruan tërësisht. Sipas sindikatës, shteti po vendos kritere absurde për avancimin në tituj, duke kërkuar standarde më të larta se në Kroaci e Slloveni, por pa ofruar asnjë financim për shkencën.

“Kushtet e propozuara janë të papërshtatshme dhe të paarritshme për shkencëtarët e rinj. Në vend të cilësisë, ky hap do të ketë një efekt fatal: humbjen e plotë të kuadrit të ri në universitetet tona.”, thanë nga Sindikata e Pavarur e Akademikëve.

Kushtet e propozuara janë të papërshtatshme
Në vend të cilësisë, efekt fatal

Sindikata akuzon se Ministria e Financave kërkon të mbajë nën kontroll edhe donacionet apo fondet që universitetet sigurojnë nga projektet ndërkombëtare, ndërsa punësimet do të mbeten sërish në dorë të arbitraritetit të ministrave.

“Ekzekutivi do të ketë fuqinë të shuajë apo të shkrijë universitete pa pëlqimin e tyre. Kjo nuk është reformë, por një ndërhyrje brutale politike në autonominë universitare.”, theksuan nga Sindikata e Pavarur e Akademikëve.

Qeveria do të ketë fuqinë të shuajë apo të shkrijë universitete
Ndërhyrje brutale në autonominë universitare

Sindikata Akademike kërkon që Ministria e Arsimit të ndalë procedurën dhe të rihapë dialogun, duke propozuar krijimin e një Fondi të Pavarur për Shkencën. Pas akuzave të Sindikatës së Pavarur Akademike, ka reaguar Ministria e Arsimit. Përmes një komunikate, MASH thotë se ligjet e reja janë produkt i një debati të gjerë publik dhe se një pjesë e madhe e vërejtjeve të profesorëve janë përfshirë në tekstin përfundimtar. Ministria pohon se ka pasur takime me të gjitha universitetet dhe Akademinë, ndërsa ligjet kanë qenë të qasshme për komente në sistemin ENER. MASH thotë se ka reduktuar numrin e punimeve të kërkuara për gradat shkencore dhe ka pranuar bazën Scopus si relevante për pikëzim në shkencat shoqërore.

Sipas dikasterit të Arsimit, është zvogëluar prania e përfaqësuesve të Qeverisë në Këshillat e Universiteteve për të garantuar pavarësinë./Alsat.mk

Burimi: lajmpress.org

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

sali raporti i prillit maqedonine e veriut e vendos si shtetin e dyte nga gjashte shtetet ne ballkan ne procesin eurointegrues 69d42ea16a3a8
Lajmi i mëparshëm

Sali: Raporti i prillit Maqedoninë e Veriut e vendos si shtetin e dytë nga gjashtë shtetet në Ballkan në procesin eurointegrues 

Të fundit nga

ShkoLartë