sindikatd0b0 e punetoreve te rtk se proteston me 6 nentor 6908e8c1af200

Sindikatа e punëtorëve të RTK-së proteston me 6 nëntor

November 3, 2025
1 minut lexim

Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK) njofton opinionin publik dhe të gjithë punëtorët e RTK-së se të enjten, më 06 nëntor 2025, në ora 11:00, do të mbahet protestë para hyrjes së Kanalit të Parë të RTK-së, për shkak të mungesës së pagave.

Kjo është herë e dytë brenda tre muajve që punëtorët e transmetuesit publik mbesin pa paga, duke u përballur me pasiguri ekonomike dhe duke u rrezikuar funksionimi normal i institucionit.

RTK aktualisht gjendet para shumë projekteve me rëndësi të madhe, që lidhen drejtpërdrejt me misionin publik të saj, por edhe me interesin e përgjithshëm të vendit. Kriza financiare rrezikon realizimin e këtyre projekteve dhe dëmtimin e rolit të RTK-së si medium publik i pavarur dhe gjithëpërfshirës.

SPERTK u bën thirrje të gjithë kolegëve, pa asnjë përjashtim, të bashkohen në këtë protestë për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtën e tyre themelore për pagë.

Ne nënvizojmë se protesta nuk është politike, por një protestë dinjiteti dhe e drejtë ligjore për punën që kryejmë çdo ditë në shërbim të publikut.

Nëse gjendja nuk ndryshon pas kësaj proteste, SPERTK do të kërkojë bojkotimin e të gjitha ngjarjeve me peshë publike, si formë presioni për zgjidhjen urgjente të krizës së pagave dhe për garantimin e funksionimit të qëndrueshëm të RTK-së.

SPERTK u bën thirrje të gjitha mediave në Kosovë që ta mbulojnë dhe ta përcjellin këtë protestë, si akt solidariteti dhe mbështetjeje për punëtorët e transmetuesit publik dhe për të drejtën e tyre për paga të rregullta.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nedim bajrami kthehet ne tifoz tek rangers edhe ndeshjen ndaj seltic e sheh nga tribuna 6908e8b4d189a
Lajmi i mëparshëm

Nedim Bajrami kthehet në tifoz tek Rangers, edhe ndeshjen ndaj Seltic e sheh nga tribuna

nuk ka zgjedhje per tiranen reagon florjan binaj une do te kandidoj per kryebashkiak kurdo qe te mbahen 6908e963e190d
Lajmi i radhës

Nuk ka zgjedhje për Tiranën, reagon Florjan Binaj: Unë do të kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen

Të fundit nga

Karton i kuq për Lindrit Kamberin në Zvicër

Futbollisti Lindrit Kamberi pati një mbrëmje të pafat në përballjen mes BSC Young Boys dhe FC Zurich në kampionatin zviceran. Young Boys triumfoi me rezultat bindës 3:0 ndaj Zurich-ut, ndërsa ndeshja u
ShkoLartë