simone ishte kenaqesi per mua te gjeja kohe per te ardhur dhe per te perfaqesuar shoqaten boterore te kirurgjise emergjente 68d7f0ef6883e

Simone: Ishte kënaqësi për mua të gjeja kohë për të ardhur dhe për të përfaqësuar Shoqatën Botërore të Kirurgjisë Emergjente

September 27, 2025
1 minut lexim

Belinda De Simone, kirurge konsultante në kirurgjinë e urgjencës dhe atë kolorektale në AUSL Romagna, në Spitalin e Riminit në Itali, e vlerësoi Kongresin Klinik të Kirurgëve Shqiptarë si një ngjarje të shkëlqyer për kirurgët e përgjithshëm në Evropë.

Si kirurge e përgjithshme nga Italia dhe anëtare e Shoqatës Botërore të Kirurgjisë Emergjente (WSES), Simone thekson rëndësinë e mbështetjes së shoqatave të reja dhe pjesëmarrjes aktive në kërkimin shkencor.

“Mendoj se Profesor Latifi bëri një punë shumë të mirë, një ngjarje të shkëlqyer për kirurgët e përgjithshëm në Evropë. Unë jam italiane dhe kirurge e përgjithshme në Itali. Ishte kënaqësi për mua të gjeja kohë për të ardhur dhe për të përfaqësuar Shoqatën Botërore të Kirurgjisë Emergjente (WSES), sepse është e rëndësishme të mbështesim shoqatat e reja dhe të jemi të pranishëm në fushën e kërkimeve shkencore”, tha Simone.

Simone në kuadër të këtij Kongresi prezantoi mënyrat se si mund të zbatohen kërkimet shkencore në praktikë, duke u fokusuar në aspekte të rëndësishme si implementimi i bazave të të dhënave dhe struktura e artikujve shkencorë.

Kongresi i Parë i Kirurgëve Shqiptarë nisi më 25 shtator dhe do të përfundojë më 28 shtator. Gjatë këtyre ditëve, kirurgë nga Kosova dhe vende të tjera kanë pasur mundësinë të shkëmbejnë përvoja profesionale dhe shkencore.

Në të njëjtën kohë, po mbahet edhe Kongresi i Pestë i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, tashmë një ngjarje tradicionale dhe e rëndësishme për komunitetin shkencor dhe profesional të vendit.

Në ditën e tretë të Kongresit Klinik të Kirurgëve Shqiptarë u zhvilluan ligjërata ku profesionistët ndajnë eksperiencat e tyre në Kirurgjinë e Përgjithshme,

Neurokirurgjinë, Kirurgjinë Pediatrike dhe Ortopedike, Kirurgjinë Kardiotorakale dhe Urologjinë.

Ndërkohë, u zhvillua edhe simpoziumi mbi Kirurgjinë Maksilofaciale dhe Orale.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kaos ne administraten amerikane punonjesit ne ankth per mbylljen e mundshme te qeverise dhe pushimin nga puna 68d7ebc5bdea0
Lajmi i mëparshëm

Kaos në Administratën Amerikane, punonjësit në ankth për mbylljen e mundshme të qeverisë dhe pushimin nga puna

don xhoni ndalon publikimin e kenges ne shenje respekti per ndarjen nga jeta te vellait te gjestit 68d7f212f0097
Lajmi i radhës

​Don Xhoni ndalon publikimin e këngës në shenjë respekti për ndarjen nga jeta të vëllait të Gjestit

Të fundit nga

ShkoLartë