Simon Cowell ka zbuluar së fundmi se lutet çdo natë që nga momenti kur ka gjetur besimin te Zoti. Gjithashtu ai ka folur për dietën e tij strikte me vetëm 1 mijë kalori në ditë dhe ka mohuar se ka bërë ndonjë ndërhyrje kirurgjikale në fytyrë.
Ylli i “X Factor” dhe partnerja e tij, Lauren Silverman, janë pjesë e serialit të ri Netflix “The Next Act”, që dokumenton jetën e tyre familjare dhe kërkimin e talentëve të rinj muzikorë.
Cowell ka treguar se noton katër herë në ditë, bën qindra shtypje dhe ka rënë në peshë, duke hequr nga dieta sheqerin, qumështin, mishin e kuq dhe glutenin.
Ndërkohë ai pranon vetëm përdorimin e Botox-it, por asnjëherë lifting fytyre.
Në intervistë, Simon konfirmoi se do të martohet me Lauren, pas ndryshimit të emrit të saj ligjor në Cowell.
Çifti, i cili ka një djalë 11-vjeçar, Eric, ishte së bashku për herë të parë në Barbados në 2004 dhe filluan të dilnin rreth vitit 2012, duke u fejuar në Krishtlindje 2021.
Simon tha se martesa do të jetë private, por ndryshimi i emrit tregon qartë drejtimin e tyre. Ai gjithashtu shprehu lumturinë për familjen e tij dhe lidhjen e ngushtë me Lauren:
“Kemi një familje shumë të lumtur dhe një lidhje të fortë. E adhuroj atë dhe e respektoj shumë”.
Burimi: botasot.info


