siljanovska gjendja e sigurise ne vend dhe rajon eshte stabilembetet dilema e shkaktimit te zjarreve 688cecede8e3d

Siljanovska: Gjendja e sigurisë në vend dhe rajon është stabile,mbetet dilema e shkaktimit të zjarreve

August 1, 2025
1 minut lexim

Pas mbledhjes së dytë të Këshillit të Sigurisë, presidentja Gordana Siljanovska Davkova tha se është konstatuar se gjendja e sifurisë në rajon dhe vend është stabile, përcjell TV21.

“Nga paraqitjet hyrëse dhe nga debati, përfundimi ishte se gjithsesi, siguria rajonale është stabile, në vend, se është stabile dhe nën kontroll dhe nuk priten probleme dhe dilema në siguri. Në lidhje me atë çfarë ndodhë në Lindjen e Mesme, ishin të pandara mendimet për nevojën për paqe”, tha mes tjerash Siljanovska.

Presidentja mes tjerash tha se është diskutuar edhe për gjendjen me zjarret në vend.

“Ajo që është shqetësuese, është por megjithatë, kuptohet se gjithçka është në procedurë parahetimore, se një numër i madh i zjarreve nuk janë për shkak të temperaturave të larta, por se ka baza të dyshimit se janë shkaktuar qëllimisht, megjithatë kuptohet, derisa bëhet fjalë për procedurë parahetimore, këto janë vetëm dyshime. Nga Qeveria informuan për sistemin në të cilin punojnë, sistem të parandalimit, përmes të cilit me ndihmën e kamerave dhe dronëve, saktë do të lokalizoheshin rreziqet por edhe kryerësit dhe treguan një varg masash që në të ardhmen do t’i zbatojnë. Sot gjithashtu u propozua një projekt i ri, Sistem i Integruar Bashkëkohorë Informativ për mot të ligë te ne, me ndihmën e inteligjencës artificiale, me ndihmën e llogarive, me të vërtet paraprakisht mund të parashikojmë një varg situatash”. pohoi mes tjerash Siljanovska.

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

siddhi t ose aftesite e jashtezakonshme sipas orientaleve 688ce8b5a61f3
Lajmi i mëparshëm

Siddhi-t ose aftësitë e jashtëzakonshme, sipas orientalëve

lirimi hapesirave publike shprehen binzeset dhe qytetaret per vendimin 688cfb75d347e
Lajmi i radhës

Lirimi hapësirave publike, shprehen binzeset dhe qytetarët për vendimin

Të fundit nga

ShkoLartë