siljanovska davkova kerkesat e fqinjeve devijojne nga kriteret e kopenhages dhe nuk jane ne frymen e akteve kushtetuese te be se 69c700ed72e38

Siljanovska-Davkova: Kërkesat e fqinjëve devijojnë nga Kriteret e Kopenhagës dhe nuk janë në frymën e akteve kushtetuese të BE-së

March 28, 2026
1 minut lexim
gordana siljanovska 780x439 1

Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova përmes një fjalimi hyrës hapi sot panel diskutimin e studentëve demokratë evropianë (EDS), pjesëmarrës në Universitetin dimëror EDS 2026 i cili këtë vit mbahet në Shkup.

Siljanovska-Davkova vuri në dukje krizën e demokracisë në botë dhe Evropë, si dhe deficitin demokratik të BE-së, kërcënimet serioze të sigurisë, si dhe paqëndrueshmërinë e përjashtimit të vendeve të të ashtuquajturit Ballkani Perëndimor nga anëtarësimi në BE.

Sipas saj, kërkesat e fqinjëve me të cilat përballemi me dekada devijojnë nga kriteret e Kopenhagës dhe nuk janë në frymën e akteve kushtetuese të BE-së.

Ajo kujtoi “po”-në e dhjetë nga Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian dhe po aq “jo”-të nga Këshilli Evropian për shkak të vetos nga disa fqinjë.

Duke iu referuar përvojave historike krahasuese të zgjerimit të Bashkimit Evropian, Siljanovska-Davkova përmendi shembuj të përfshirjes së kandidatëve që nuk plotësonin disa nga kriteret për anëtarësim në BE, si dëshmi të standardeve të dyfishta dhe besueshmërisë së dëmtuar. Për të, Ballkani Perëndimor nuk është një barrë për kapacitetin absorbues të BE-së dhe pranimi i tij do të shënojë fundin e ndarjes artificiale midis Perëndimit dhe Lindjes, do t’i japë fund ballkanizimit dhe do të krijojë siguri më të madhe për BE-në, por edhe për Evropën.

Gjithashtu, sipas presidentes, megjithëse për momentin është e vështirë të flitet për reforma të Bashkimit Evropian, ato janë të nevojshme.

Siljanovska-Davkova pret që BE-ja të rishqyrtojë urgjentisht marrëdhënien dhe politikën e saj ndaj Ballkanit Perëndimor, duke pasur parasysh, siç tha ajo, kërcënimet dhe dilemat në rritje të sigurisë në një mjedis ndërkombëtar ushtarak dhe të pasigurt, ndryshimin dramatik në rendin ndërkombëtar, multilateralizmin e minimizuar dhe krizën serioze të lidershipit.

Burimi: lajmpress.org

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

njeriu me i pasur ne bote i bashkohet telefonates trump modidiskutohet ceshtja iran 69c700027d649
Lajmi i mëparshëm

Njeriu më i pasur në botë i bashkohet telefonatës Trump–Modi,diskutohet çështja Iran

Të fundit nga

ShkoLartë