siljanovska davkova kemi obligim te sigurojme funksionim te papengueshem te entit hidrobiologjik oher 68b9cc543f47a

Siljanovska-Davkova: Kemi obligim të sigurojmë funksionim të papengueshëm të Entit hidrobiologjik Ohër

September 4, 2025
1 minut lexim

Shkup, 4 shtator – Imperativ i ynë është ta ruajmë Liqenin e Ohrit si resurs të vlefshëm jetësor. Mirëqenia e liqenit nuk është e garantuar vetvetiu, nëse shoqëria dhe institucionet nuk kujdesen për të, porositi presidentja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova gjatë shënimit të sotëm të 90-vjetorit të themelimit të Entit hidrobiologjik në Ohër.

“Duhet të kujdesemi dhe t’i ruajmë bukuritë dhe raritetet tona natyore. Ato janë të përhershme, ato janë tonat, por edhe trashëgimi botërore dhe i takojnë tërë njerëzimit, jo vetëm neve. Të bëjmë marrëveshje me natyrën, të bëjmë marrëveshje me Liqenin e Ohrit, e ndoshta të sjellim ligj për Ohrin, duke e trajtuar si suoerior ndaj nesh, më i vjetër dhe më i rëndësishëm. Ta ruajmë dhe mbrojmë, sepse përmes tij e mbrojmë veten. Të investojmë në ekologji”, tha Siljanovska-Davkova.

Kërkoi rritje të buxhetit të Entit hidrobiologjik si institucion i cili ka rol kyç në ruajtjen e resurseve ujore në shtet.

Sipas drejtoreshës së Entit hidrobiologjik, Orhideja Tasevska, nënë dekada ekzistim nuk janë vetëm numra, është histori e përkushtimit, punës dhe kërshërisë shkencore.

Foli për zhvillimin e Entit hidrobiologjik gjatë viteve, ajo vlerësoi se sot Enti është institucion modern shkencor me ekip prej punonjësve shkencorë të cilët me punën dhe vizionin e tyre e sendërtojnë punën e gjeneratave para nesh, të organizuar në nëntë sektorë me një sërë hulumtimesh.

Këshilltari shtetëror për shkencë dhe inovacione pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Svetllana Pineva informoi se këtë vit janë ndarë mjete në shumë prej tre milionë denarëve për vazhdim të hulumtimit të Liqenit të Ohrit.

Për kryetarin e Komunës së ohrit, Kiril Pecakov, Enti hidrobiologjik është themel i studimit shkencor të Liqenit të Ohrit dhe nga themelimi e deri më sot ai e mban misionin për ta ruajtur florën dhe faunën e tij unikate dhe të krijojë urë mes shkencës dhe shoqërisë.

Enti hidrobiologjik Ohër është institucioni më i vjetër shkencor-hulumtues në vend, i themeluar në vitin e largët 1935 nga akademiku Sinisha Stankoviq.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

VLEN BUJAR OSMANI GAZETA
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Gënjeshtrat e Bujarit nuk e fshehin fajin e tij

kasami viziton dy nxenesit e sulmuar ne tetove dhunuesit do te perballen menjehere me drejtesine 68b9ccf4b9d06
Lajmi i radhës

Kasami viziton dy nxënësit e sulmuar në Tetovë: Dhunuesit do të përballen menjëherë me drejtësinë

Të fundit nga

ShkoLartë