siljanovska davkova i ndau shperblimet per fituesit e maratones se 38 te te notit ne oher 68b44e1026e22

Siljanovska – Davkova i ndau shpërblimet për fituesit e Maratonës së 38-të të Notit në Ohër

August 31, 2025
1 minut lexim

Ohër, 31 gusht – Presidentja Gordana Siljanovska – Davkova, në cilësinë e patronatit të Maratonës së Notit në Ohër, ua ndau shpërblimet fituesve në bazë të rezultateve të regjistruara në momentin e ndërprerjes së garës. 

Siç përkujtuan nga Kabineti i saj, në këtë manifestim prestigjioz sportiv i cili për herë të 38-të u mbajt në Ohër në konkurrencën e femrave fituese është Majte Ajlen Puka, përderisa fitues në konkurrencën e meshkujve janë Mateo Furlan, Federiko Tamborino dhe Matias Dias Hernandes. 

large

Siljanovska – Davkova i ka uruar fituesit dhe të gjithë pjesëmarrësit në maratonë, duke u shprehur mirënjohje për qëndrueshmërinë, përkushtimin dhe frymën sportive. Ajo u dëshiroi shëndet të mirë dhe suksese të reja sportive. 

large

Në shtegun “Klime Savin”, këtë vit garuan 16 notues nga gjashtë shtete: dhjetë në konkurrencën e meshkujve dhe gjashtë në konkurrencën e femrave, në mesin e të cilëve, katër garues nga Maqedonia e Veriut.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mpb privohet nga liria 25 vjecari nga shtipi akuzohet per shkaktim zjarri 68b44198c5601
Lajmi i mëparshëm

MPB: Privohet nga liria 25 vjeçari nga Shtipi, akuzohet për shkaktim zjarri

izet mexhiti cairi po shnderrohet ne qytet i studenteve 68b44eb1bbba0
Lajmi i radhës

Izet Mexhiti: Çairi po shndërrohet në “Qytet i studentëve”

Të fundit nga

ShkoLartë