siljanovska davkova bllokimi i rruges se integrimit evropian te maqedonise eshte nje rrezik serioz sigurie per ballkanin perendimor dhe be ne 68a3233132772

Siljanovska-Davkova: Bllokimi i rrugës së integrimit evropian të Maqedonisë është një rrezik serioz sigurie për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në

August 18, 2025
1 minut lexim

Shkup, 18 gusht – Bllokimi i integrimit evropian po merr dimensionin dhe karakterin e një rreziku serioz sigurie për rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe për BE-në, vlerësoi sot Presidentja dhe Komandantja Supreme e Forcave të Armatosura, Gordana Siljanovska-Davkova.

Në fjalimin e saj në ceremoninë qendrore me rastin e Ditës së Ushtrisë, 18 gusht, Siljanovska-Davkova deklaroi se natyra e luftës po ndryshon me shpejtësi, dhe gara galopante e armatimeve dikton investime më të mëdha në mbrojtje.

Sipas saj, rëndësia e vetëmjaftueshmërisë nuk ka qenë kurrë më e madhe.

“Në këtë stuhi, duhet të fillojmë sa më shpejt të jetë e mundur, siç kemi filluar tashmë, të planifikojmë strategjikisht burimet tona dhe përdorimin e tyre. Institucionet kompetente duhet të mendojnë për projekte afatgjata që do të garantojnë vetëmjaftueshmërinë dhe zhvillimin e mbrojtjes jo vetëm në kushte paqësore, por edhe në një mjedis kërcënimi ushtarak dhe konflikti të mundshëm”, tha Presidentja.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

faton fazliu i ashper me riemertimin e ri te opozites patriotizmi i tyre eshte i rreme 68a31e2505b10
Lajmi i mëparshëm

Faton Fazliu i ashpër me riemërtimin e ri të opozitës: Patriotizmi i tyre është i rremë

IZET MEXHITI 1
Lajmi i radhës

Mexhiti: Sipas opozitës, shqiptarët duhet të vriten e të burgosen si në kohën e tyre që të ndihen të përfaqësuar! (VIDEO)

Të fundit nga

ShkoLartë