sigurim me detyrim per permbytjet ministri malaj firmos projektligjin do te paguhet cdo vit per banesat dhe zyrat 69824a147487f

Sigurim me detyrim për përmbytjet, ministri Malaj firmos projektligjin, do të paguhet çdo vit për banesat dhe zyrat

February 3, 2026
1 minut lexim

“Ligji do të paraqitet vetëm për sigurimin e detyrueshëm nga tërmeti”. Ajo që thotë ministri i financave nuk është ajo që firmos.

Petrit Malaj ka nënshkruar projektligjin për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet dhe përmbytjet, ndonëse në konferencë i përjashtoi fatkeqësitë e tjera natyrore e shpalli të dedikuar vetëm për mbrojtjen nga lëkundjet sizmike.

“Përmbytjet gjithashtu janë një rrezik i përsëritur dhe me ndikim të lartë ekonomik, veçanërisht në zonat e ulëta pranë lumenjve dhe rajonet bregdetare. Ngjarjet e viteve 2010, 2015 dhe 2021 kanë shkaktuar dëme të mëdha në banesa, bujqësi dhe infrastrukturë, me humbje që arrijnë deri në qindra milionë euro. Këto rrethana imponojnë domosdoshmërinë e sigurimit të detyrueshëm të banesave si instrument ligjor për mbrojtjen financiare dhe reduktimin e pasojave socio-ekonomike”, thuhet në projektligj. 

Dokumenti i siguruar nga Top Channel sjell një mekanizëm të ri ligjor që nuk e lë sigurimin e banesave ne dorë e vullnet te pronareve, por e bën të detyrueshme pagesën vjetore që parashikohet të menaxhohet nga shteti.

Sipas relacionit shpjegues, Shqipëria përballet me rrezik të lartë nga tërmetet dhe përmbytjet, të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike ndër vite. Kane rritur varfërinë dhe kane krijuar kosto emergjente për buxhetin e shtetit. Ndaj, projektligji i sigurimit të detyrueshëm synon të garantojë dëmshpërblim më të shpejtë  për pronarët e banesave.

“Modeli i sigurimit të detyrueshëm është frymëzuar nga praktikat e suksesshme ndërkombëtare, veçanërisht nga vendet si Turqia dhe Rumania. Implementimi i këtij ligji pritet të përmirësojë ndjeshëm sistemin e menaxhimit të riskut në Shqipëri, duke siguruar një mbrojtje më të mirë financiare për qytetarët dhe duke reduktuar barrën fiskale mbi buxhetin e shtetit pas ngjarjeve katastrofike”, sipas projektligjit. 

Vlera e sigurimit që do duhet të paguajnë shqiptarët nuk është zbuluar ende, por në draft e drejta e propozimit së kufirit maksimal të shumës së sigurimit të detyrueshëm i takon ministrit të financave, që më pas do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Në projektligj përcaktohet se primi i sigurimit për personat me ndihmë sociale financohet nga buxheti i shtetit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

termet me magnitude 6 godet myanmarin 6982494c11afe
Lajmi i mëparshëm

Tërmet me magnitudë 6 godet Myanmarin

osmani ne krye te gares per mandatin e dyte zbardhen prapaskenat ja kush pritet ta sfidoje presidenten 69824a2e8f9dd
Lajmi i radhës

Osmani në krye të garës për mandatin e dytë, zbardhen prapaskenat – ja kush pritet ta sfidojë Presidenten

Të fundit nga

VLEN e përkushtuar për rrugën drejt BE-së

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali ka vazhduar edhe sot takimet zyrtare në Bruksel. Takimet me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos dhe Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim

Tërmet me magnitudë 6 godet Myanmarin

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.0 të shkallës Rihter goditi sot territorin e Myanmarit, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e zonave të prekura. Lajmi u konfirmua nga Qendra Gjermane e Kërkimeve
ShkoLartë