siguria rajonale peleshi takon presidentin e letonise partneritet i forte dhe angazhim i perbashket mes dy vendeve 68deb863d967e

Siguria rajonale, Peleshi takon presidentin e Letonisë: Partneritet i fortë dhe angazhim i përbashkët mes dy vendeve

October 2, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Presidentin e Letonisë, z. Edgars Rinkēvičs, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe u theksua nevoja për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha kyçe si integrimi europian, siguria rajonale dhe shkëmbimi i përvojave parlamentare.

Një vend të rëndësishëm në bisedë zuri bashkëpunimi në kuadër të NATO-s, ku prania e trupave shqiptare në Letoni dhe angazhimi i trupave letoneze në misionin e KFOR-it në Kosovë janë një dëshmi e qartë e mbështetjes së ndërsjellë dhe e solidaritetit mes dy vendeve aleate.

Peleshi falënderoi Letoninë për mbështetjen e saj të vazhdueshme ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit europian, ndërsa Presidenti z. Rinkēvičs vlerësoi rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor dhe shprehu gatishmërinë për të thelluar më tej bashkëpunimin ekonomik, arsimor dhe kulturor.

Ky takim konfirmoi vullnetin e përbashkët për të forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe dhe partneritetin euroatlantik.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kostovski dhe aliu shpallin prokurimin publik per ndertimin e nje poliklinike te re ne butel 68deb6f3d4499
Lajmi i mëparshëm

Kostovski dhe Aliu shpallin prokurimin publik për ndërtimin e një poliklinike të re në Butel

kups drita mbyllet pjesa e pare 68deb8bedfcea
Lajmi i radhës

Kups – Drita, mbyllet pjesa e parë

Të fundit nga

VLEN: Llaskarca merr frymë të re

Ujësjellësi, kanalizimi dhe rrugët nuk janë thjesht projekte, ato janë jetë, janë kushtet elementare që përcaktojnë dinjitetin e çdo familjeje dhe mirëqenien e çdo vendbanimi. Pa ujë të pastër, pa menaxhim të

​LDK nuk e voton buxhetin për vitin 2026

Shefja e Grupit Parlamentar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku, në seancën për buxhetin e vitit 2026-të tha se nuk kanë votë “për” pasi që në komisionin për buxhet të një
ShkoLartë