siguria online aksk kujdes nga mesazhet mashtruese ne whatsapp 6952c2a9349d3

Siguria online, AKSK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në WhatsApp

December 29, 2025
1 minut lexim

Në prag të festave të fundvitit, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka paralajmëruar qytetarët për mesazhe mashtruese që po qarkullojnë në WhatsApp dhe që synojnë t’u marrin të dhënat e llogarive në përdorim.



Sipas AKSK-së, qytetarët po marrin mesazhe që duken sikur vijnë nga WhatsApp ose institucione zyrtare dhe u kërkojnë kode verifikimi ose i drejtojnë drejt faqeve të rreme. Nëse klikohen këto linqe ose jepen kodet, mashtruesit mund të marrin menjëherë në kontroll të gjitha llogaritë në telefonin tuaj.

Autoritetet këshillojnë qytetarët:

Mos klikoni linqe të dyshimta

Mos jepni kurrë kodet e verifikimit edhe nëse mesazhi duket zyrtar

Kontrolloni pajisjet e lidhura në WhatsApp (te “Linked Devices”)

Aktivizoni verifikimin me dy faktorë (2FA) për më shumë siguri

AKSK u bën thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo mesazh të dyshimtë, pasi vigjilenca personale është mënyra më e mirë për të shmangur mashtrimet online.

 

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

horror ne kaliforni ishte shpallur e humbur prej disa ditesh gjendet trupi i pajete i atletes amerikane hetimet zbulojne se u sulmua nga nje peshkaqen 6952bf85dfe81
Lajmi i mëparshëm

Horror në Kaliforni/ Ishte shpallur e humbur prej disa ditësh, gjendet trupi i pajetë i atletes amerikane, hetimet zbulojnë se u sulmua nga një peshkaqen

inteligjenca estoneze rusia nuk po planifikon aktualisht sulm ndaj nato s 6952c3c6c9f7d
Lajmi i radhës

Inteligjenca estoneze: Rusia nuk po planifikon aktualisht sulm ndaj NATO-s

Të fundit nga

ShkoLartë