Njësia e Trafikut të Kryeqytetit ka konfiskuar 10 motoçikleta.
Konfiskimet kanë ndodhur për mungesë të dokumentacionit, skadim i regjistrimit dhe pa kategori përkatëse.
Gjithashtu, janë shqiptuar rreth 15 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave për kundërvajtje të ndryshme, raporton KosovaPress.
Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të rritjes së nivelit të sigurisë rrugore dhe zbatimit të rregullave të komunikacionit në kuadër të planit Siguria në trafik.
Burimi: botasot.info


