siguria ne pune gjate vitit 2024 humben jeten gjashte punonjes 68c6a8f79c727

Siguria në punë/ Gjatë vitit 2024 humbën jetën gjashtë punonjës

September 14, 2025
1 minut lexim

“Mungesa e sigurisë në punë vijon të marrë jetë njerëzish, kryesisht në sektorin e ndërtimit. ABC News ka mësuar se vetëm gjatë vitit 2024, në Tiranë janë evidentuar 6 raste të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, ku humbën jetën 6 punonjës”

Referuar të dhënave, viktimat janë  nga 47 deri në 67 vjeç. Shumica e tyre humbën jetën pas rënieve nga lartësitë e objekteve në ndërtim.

Ajo që policia thotë është se procedurat dhe materialet janë dërguar në Prokurori, me qëllim hetimin e përgjegjësisë penale ndaj personave të dyshuar, si inxhinierë, teknikë apo drejtues teknikë punimesh.

E pyetur nga ABC News a janë marrë masa, drejtoria vendore e policisë nuk ka një përgjigje.

Por edhe gjatë vitit 2025, situata nuk ka ndryshuar shumë. Deri tani, janë shënuar 2 raste të tjera me pasojë vdekjen e punëtorëve në krye të detyrës, duke theksuar edhe një herë se siguria në punë mbetet një nga problematikat më të mprehta.

“Duhet theksuar se kontrollet më të shpeshta, zbatimi i rregullave teknike dhe rritja e përgjegjësisë së punëdhënësve janë të domosdoshme për të mos pasur më viktima të pafajshme që humbin jetën teksa punojnë për bukën e gojës, por a do të zbatohen kjo mbetet për t’u parë”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ministria e ekologjise me komunikate lidhur me zjarrin ne depoziten e mbeturinave elektronike f grupacija ne trubareve 68c6a79345efd
Lajmi i mëparshëm

Ministria e ekologjisë me komunikatë Lidhur me zjarrin në depozitën e mbeturinave elektronike “F-grupacija” në Trubarevë

real madrid denoncon ne fifa arbitrat spanjolle 68c6a95576f35
Lajmi i radhës

Real Madrid denoncon në FIFA arbitrat spanjollë

Të fundit nga

ShkoLartë