siguria ne kosove e rajon vleresohet lart roli i britanise 68e5342194c1e

Siguria në Kosovë e rajon, vlerësohet lart roli i Britanisë

October 7, 2025
1 minut lexim

Komandanti i Forcave Paqëruajtëse në Kosovë, Gjeneral Major Ozkan Ulutash, e ka pritur sot në takim përfaqësuesin ushtarak të Britanisë në NATO, Gjenerallejtnant, Sir Ian Cave.

Në këtë takim, dy gjeneralët diskutuan rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Po ashtu u theksua roli i KFOR-it në rritjen e stabilitetit rajonal dhe mbështetjen e një dialogu politik konstruktiv.

“Gjeneral Ulutash shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme dhe të vlefshme të Mbretërisë së Bashkuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tonali rikthehet ne itali 68e534145c77b
Lajmi i mëparshëm

Tonali rikthehet në Itali?

londer super avokati i ekstradimeve shpalos strategjine e bllokimit te sjelljes te edmond haxhise ne shqiperi i akuzuar per vrasjen e ardian nukulajt 68e534c3bc112
Lajmi i radhës

Londër/ Super-avokati i ekstradimeve shpalos strategjinë e bllokimit të sjelljes të Edmond Haxhisë në Shqipëri, i akuzuar për vrasjen e Ardian Nukulajt

Të fundit nga

ShkoLartë