si u grabiten taksat e shqiptareve ola xama tregon skemen e bankers per te cuar parate jashte 694dae9629c62

Si u grabitën taksat e shqiptarëve/ Ola Xama tregon skemën e “Bankers” për të çuar paratë jashtë

December 25, 2025
1 minut lexim

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në  një emision televiziv, ka shpjeguar një nga skemat që përdorete Bankers për të shmangur detyrimet në Shqipëri.

“Çfarë bënte Bankers? Bënte skemën transfer pricing, pra Bankers kishte degën e vet këtu, mëmën në Kanada, të cilën edhe kinezët e mbajtën, në kohën e kinezëve u themelua edhe një kompani mëmë në Kinë. Kishte edhe disa degë të saj në parajsa fiskale, që janë juridiksione offshore, ku sigurohet anonimati i pronarit dhe kanë lehtësi fiskale.

Kur Bankers shiste naftën për eksport ia shiste kompanisë mëmë në Kanada, jo me 60 dollarë që kishte fuçia, por e deklaronte sikur e shiste me 40 dollarë fuçia. Mëma në Kanada e shiste me 60 dollarë fuçia, duke mbajtur 20, këtu ngeleshin miliona euro tek mëma. Autoritetet tatimore shqiptare nuk do të kishin mundësi se si të gjurmonin këto para, këto para shkonin nëpër banka të ndryshme. Është gjetur Raiffeisen në Vienë, por mund të ketë llogari kudo.

Janë gjetur gjurmë pagesash. Ajo që duhet të shihnin autoritetet shqiptare dhe të kishin nisur hetimet, ishin dy kontratat e kredisë me dy kompani offshore që në fakt dyshohet se janë kompani ku është vetë Bankers aksionere 100%, dy kontrata kredie, njëra me vlerë 110 mln euro, tjetra 150 mln euro, që Bankers ia ka dhënë këtyre kompanive. Përveçse rëndojnë bilancin për efekt shpenzimesh që Bankers të dalë me humbje, ato ia ka kaluar edhe kompanive të veta, pa u tatuar dhe pa paguar asnjë lloj takse. Kjo ishte sa i takon qarkullimit të parave në vende të tjera”, tha Xama.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cmimi i kartonit te gjelber ne vendet fqinje paguhet 5 deri ne 10 euro ndersa te ne 5 500 denare 694dacc827bc6
Lajmi i mëparshëm

Çmimi i kartonit të gjelbër, në vendet fqinje paguhet 5 deri në 10 euro, ndërsa te ne 5.500 denarë

eriksen planifikon te kthehet ne danimarke pas perfundimit te karrieres 694daef38ac3e
Lajmi i radhës

Eriksen planifikon të kthehet në Danimarkë pas përfundimit të karrierës

Të fundit nga

Ajri në Prishtinë shënon përmirësime

Prishtina sonte radhitet në mesin e vendeve me cilësi më të mirë të ajrit. Sipas  të dhënave të fundit të pulbikuar nga  ‘IQ Air’,  cilësia e ajrit në kryeqytetin e Kosovës është
ShkoLartë