si u fut ne agjencine e mbikeqyrjes policore muci shaljani amp ndalon dy punonjes zbulohet si u falsifikuan dokumentet 6914aac8db3dd

Si u fut në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore Muçi Shaljani? AMP ndalon dy punonjës, zbulohet si u falsifikuan dokumentet

November 12, 2025
1 minut lexim

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas kryerjes së veprimeve hetimore, ka ndaluar punonjësit e policisë Nënkomisar B.C., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve dhe Inspektor A.Z., me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i vulave i stampave ose i formularëve” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Këta punonjës policie dyshohet se në bashkëpunim kanë përpiluar Vërtetimin e Besueshmërisë për shtetasin Muçi Shaljani, pa pasqyruar në të, të dhënat të cilat përbëjnë shkak për cënimin e kushteve të sigurisë. Ky detyrim i papërmbushur është i përcaktuar në dispozitat e ligjit “Për Policinë e Shtetit” dhe ligjet që normojë veprimtarinë e agjencive ligjzbatuese, gjë që ka sjellë punësimin e këtij shtetasi pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Gjithashtu nga veprimet paraprake të kryera nga AMP-ja në lidhje me procesin e rekrutimit të Shajlanit, u konstatuan shkelje të procedurave ligjore. Në përfundim të verifikimeve, me qëllim hetimin objektiv dhe gjithpërfshirës të çështjes, praktika dokumentare u dërgua në formën e kallëzimit penal në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të përcaktuar grupin hetimor dhe përgjegjesitë ligjore të personave, të cilët janë konstatuar në paligjshmëri.

Hetimet vazhdojnë për sqarimin e plotë të procedurave të ndjekura dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë rast.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

babai i memli krasniqit reagon pas doreheqjes se tij nga posti i kryetarit te pdk se 6914aa20ba6e6
Lajmi i mëparshëm

Babai i Memli Krasniqit reagon pas dorëheqjes së tij nga posti i kryetarit të PDK-së

rendesia e rng se ne kazinote online dhe si ndikon te rezultati 6914aaf677679
Lajmi i radhës

Rëndësia e RNG-së në kazinotë online dhe si ndikon te rezultati

Të fundit nga

ShkoLartë