si transmetohet semundja gjuha e kalter te bagetite 688fc2e1b386f

Si transmetohet sëmundja “gjuha e kaltër” te bagëtitë?

August 3, 2025
1 minut lexim

Simptomat që  bagëtitë kishin ngjallën dyshime.

E dyshime këto që më pas u konfirmuan edhe nga përgjegjësitë e  Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Nga ky institucion treguan se në Marec të Prishtinës e në Brus të Lipjanit janë paraqitur raste të sëmundjes “gjuha e kaltër”, që prek delet, gjedhet dhe dhitë.

Media vizitoi njërin nga fermerët që kjo sëmundje i ka prekur delet që mban.

Sadik Heta, Drejtor i Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve  tregoi për televizionin se si veprohet në këso raste.

“Gjithmonë në këto raste vendosim fermën në karantinë, ndalojmë lëvizjen e kafshëve nga këto zona. Pikërisht që të mos bëhet përhapja e sëmundjes edhe në ferma tjera, duke pasur parasysh që lëvizja e kafshëve mundet të jetë një nga shkaktarët kryesorë të bartjes së sëmundjes. Ne karantinimin e kemi gjithmonë si masë të parë preventive për parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundje”, thotë Heta.

Por si transmetohet kjo sëmundje?

“Është sëmundje me karakter ekonomik, nuk është zonotik, nuk transmetohet nga kafshët te njeriu. Njerëzit duhet të jenë të qetë sa i përket kësaj sëmundje. Kjo sëmundje transmetohet nga ana e insekteve në këtë rast të mushkonjave të familjes Colicoides. Ne gjithmonë bëjmë gjurmim edhe në ferma të tjera për të parë prezencën ose jo  të kësaj sëmundje. Shpresojmë të mos kemi raste të reja”, tregon Heta

Se cilat janë masat parandaluese që duhet të ndërmarrin fermerët tregoi edhe veterinari Bledion Rushiti.

“Është e rëndësishme që të bëhet spreji kundër insekteve nëpër stalla, pastaj repelimi quhet një formë tjetër e luftimit të sëmundjes e që ka rezultuar e suksesshme në fermat ku është aplikuar repilimi i rregullt. Atëherë mushkonjat kanë ardhur në sasi të vogël ose nuk kanë ardhur fare dhe është shumë e rëndësishme të evitohen kullotat në temperatura të larta e më lagështi të lartë”, ka thënë Rushiti.

Rushiti apelon te fermerët që të kenë kujdes të shtuar gjatë kësaj kohe.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

the national tirana perla e ballkanit 688fc0c58f7c2
Lajmi i mëparshëm

“The National”: Tirana, perla e Ballkanit

jennifer lopez shkelqen gjate pushimeve luksoze ne egjipt 688fc40e16d1c
Lajmi i radhës

​Jennifer Lopez shkëlqen gjatë pushimeve luksoze në Egjipt

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë