si te shkojne femijet te sigurt ne shkolle policia e kosoves jep udhezime per prinderit 68b1b56e8f435

Si të shkojnë fëmijët të sigurt në shkollë? Policia e Kosovës jep udhëzime për prindërit

August 29, 2025
1 minut lexim

Policia e Kosovës ka dhënë disa këshilla për sigurinë gjatë rrugëtimit të fëmijëve për në shkollë.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook nga Policia thonë se prindërit duhet të planifikojnë rrugën bashkë me fëmijët për në shkollë si dhe t’ua mësojnë shenjat e trafikut.

“Planifikoni rrugën më të sigurt me fëmijët për në shkollë. Rishikoni emrat e rrugëve dhe orientimet për të mos u humbur. Së bashku me fëmijët mësoni shenjat e trafikut – për shembull, luani lojëra për të njohur kuptimin e tyre”.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se prindërit duhet t’i mësojnë fëmijëve që të sigurohen para se të kalojnë rrugën si dhe të mos mbajnë kufje në vesh.

“Mësojuni fëmijëve të sigurohen që automjetet janë ndalur para se të kalojnë rrugën. Kontakti me sy me shoferët është i rëndësishëm. Largoni kufjet apo pajisjet që mbulojnë dëgjimin gjatë ecjes – zërat e trafikut janë sinjale paralajmëruese.Sigurohuni që fëmija të veshë rroba me ngjyra të ndritshme ose reflektuese, veçanërisht në ditë me shi apo errësirë”.

Nga policia thonë se të rriturit duhet të jenë shembull për fëmijët.

“Mos kaloni rrugën në vende të pasigurta dhe përdorni gjithmonë dritën e gjelbër për këmbësor në semafor apo vijat e bardha të shënuara në rrugë. Shmangni ecjen në mes të makinave të parkuara – drejtuesit mund të mos i shohin fëmijët që kalojnë”, thuhet ndër të tjera në postim. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump sfidon maduron dergon lufteanije dhe nendetese berthamore ne karaibe 68b1b4856ae2c
Lajmi i mëparshëm

Trump sfidon Maduron/ Dërgon luftëanije dhe nëndetëse bërthamore në Karaibe

romanca midis liam neeson dhe pamela anderson ka mbaruar 68b1b69394f2e
Lajmi i radhës

Romanca midis Liam Neeson dhe Pamela Anderson ka mbaruar?

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë