si te kerkosh ndjese ne menyre efektive shkenca e fjaleve qe falin 68817bbf58625

Si të kërkosh ndjesë në mënyrë efektive? Shkenca e fjalëve që falin

July 24, 2025
min lexim

Të kërkosh falje është një çështje delikate sepse gjithçka varet nga fjalët që zgjedh. Pikërisht për këtë, Shiri Lev-Ari, psikologe njohëse dhe pedagoge në Royal Holloway, University of London, ka kryer dy studime për të kuptuar më mirë ndikimin e fjalëve në procesin e faljes.

Rezultatet e habitën edhe atë vetë:

“Njerëzit nuk zgjedhin vetëm fjalë me kuptim të saktë, por edhe sipas ‘formës’ së tyre, veçanërisht sipas gjatësisë”, shpjegon Lev-Ari. “Është veçanërisht interesante të vëresh se sa të sofistikuar janë njerëzit në zgjedhjen e termave deri aty sa përdorin fjalë të vështira për t’u shqiptuar apo shkruar, por që janë të kuptueshme për të tjerët. Dhe e gjitha kjo ndodh në mënyrë të pavetëdijshme.”

Për shembull, një fjali si:

“Nuk desha të përgjigjesha në mënyrë provokuese” (fjalë më e gjatë) perceptohet si më e sinqertë sesa:
“Nuk desha të përgjigjesha në mënyrë armiqësore” (fjalë më e shkurtër).

Ose:

“Veprimi im nuk përfaqëson karakterin tim të vërtetë” jep më shumë ndjeshmëri sesa:
“Ky veprim nuk tregon kush jam unë”.

Si u arritën këto përfundime?
Në hulumtimin e parë, Lev-Ari analizoi 50 postime ndjese në Twitter (tani X), të ndara mes personazheve publikë dhe njerëzve të zakonshëm. Ajo vërejti se postimet që kërkonin ndjesë përdornin fjalë më të gjata krahasuar me tweet-et e zakonshme të autorëve.

Në studimin e dytë, ajo vlerësoi se si publiku e perceptonte ndjesën duke zbuluar se gjatësia dhe përzgjedhja e fjalëve bëjnë diferencë vetëm kur ndjesa jepet nga vetë personi, jo kur vjen nga dikush tjetër.

Çfarë i bën fjalët e gjata kaq efektive?
Fjalët e gjata kërkojnë më shumë përpjekje mendore dhe emocionale, prandaj ato perceptohen si më të sinqerta. Kur dikush zgjedh fjalë më pak të zakonshme për të kërkuar ndjesë, duket sikur po investon më shumë në kërkimfalje duke e bërë atë më të besueshme.

Por, duhet kujdes: fjalët shumë të rralla mund të jenë të paqarta për dëgjuesin dhe ta dëmtojnë komunikimin. Zgjidhja? Përdor fjalë të gjata, por të njohura. Të mjaftueshme për të treguar përkushtim, por të kuptueshme për të mos hutuar tjetrin.

Një gjest i vogël me një përpjekje të madhe
Lev-Ari thekson edhe diçka tjetër thelbësore: ndjesat e sinqerta shoqërohen shpesh me një “sakrificë” të vogël, qoftë në kohë, përkushtim apo vështirësi.

Një studim i vitit 2009 tregoi se njerëzit kanë më shumë gjasa të falin dikë kur ai bën një përpjekje reale si të shkojë vetë diku për të kërkuar ndjesë sesa të kufizohet në një mesazh të shpejtë.

Përfundimi:
Kur kërkon falje:

-Mendo për fjalët që përdor, veçanërisht gjatësinë dhe qartësinë e tyre.
-Tregohu i sinqertë dhe bëj një përpjekje reale.
-Fjalët e kujdesshme + një gjest me përkushtim = ndjesë më e besueshme dhe më efektive.
Sepse ndonjëherë, falja varet nga mënyra si flasim, jo vetëm nga ajo që themi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tragjedi ne turqi 10 punonjes humbin jeten ne perpjekje per te shuar zjarret 688173c7529d7
Lajmi i mëparshëm

Tragjedi në Turqi/ 10 punonjës humbin jetën në përpjekje për të shuar zjarret

truku interesant qe ndihmon femijet te ecin per here te pare pa mbeshtetje 6881b3ff4a24e
Lajmi i radhës

Truku interesant që ndihmon fëmijët të ecin për herë të parë pa mbështetje

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë