si skene filmi i riu grabit taksistin qe e coi nga tirana ne fushe kruje me pas nen kercenimin e armes vjedh edhe dy karburante 695c3023403f5

Si skenë filmi/ I riu grabit taksistin që e çoi nga Tirana në Fushë-Krujë, më pas nën kërcënimin e armës vjedh edhe dy karburante

January 5, 2026
1 minut lexim

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë-Krujë në një karburanti.

Sipas burimeve policore dyshohet se autori, një i riu ka kryer të paktën 3 vjedhje përgjatë pak orëve.

Ai pasi ka marrë një taksi në Tiranë në qendër, ka kërkuar të shkojë në Fushë-Krujë. Sapo është afruar drejt Tapizës, me armë zjarri ai ka kërcënuar taksistin dhe ka marrë drejtimin e makinës vetë, ndërsa këtë të fundit e ka lënë në një zonë të largët, madje taksistit i ka marrë edhe paratë dhe celularin.

Pasi ka vjedhur taksistin i riu më pas ka shkuar pranë një pike karburanti në afërsi të Milotit dhe me kërcënimin e armës së zjarrit, i ka marrë punonjësit paratë e xhiros ditore. Më pas ka lënë mjetin në afërsi të një xhamie në Fushë-Krujë dhe është arratisur.

Policia e ka identifikuar të riun dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij. Ai rezulton i dënuar më parë për mashtrim.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rosenior gjithnje e me afer chelseat neser pritet ti jap lamtumiren strasbourgut 695c2f75664a7
Lajmi i mëparshëm

Rosenior gjithnjë e më afër Chelseat, nesër pritet t’i jap lamtumirën Strasbourgut

pse veturat elektrike jane e ardhmja e levizshmerise 695c304eab044
Lajmi i radhës

​Pse veturat elektrike janë e ardhmja e lëvizshmërisë?

Të fundit nga

ShkoLartë