si nuk mendove per ne britmat dritheruese te vajzes se 36 vjecares qe u vra nga i shoqi cfare zbuloi avokati i autorit te krimit 68ad6543b211e

“Si nuk mendove për ne?” Britmat drithëruese të vajzës së 36-vjeçares që u vra nga i shoqi, çfarë zbuloi avokati i autorit të krimit

August 26, 2025
min lexim

Pandeli Nakoleci, 40-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij 36-vjeçare me një mjet të mprehtë në sy të fëmijëve të tyre, pritet të paraqitet para gjyqtarit hetues sot.

Në momentin që autori i krimit do të dalë para trupës gjykuese, do të mbahet dhe funerali i 36-vjeçares në Shqipëri.

Me një pyetje të thjeshtë, “a nuk mendove për ne?”, vajza e madhe e çiftit u përpoq të zbulonte nga i ati se cila ishte arsyeja që ai vrau nënën e saj. Autori i vrasjes, pas arrestimit të tij, pretendoi se “u ngatërrua” duke besuar se ajo po e tradhtonte.

Fëmijët e çiftit raportojnë se babai i tyre është patologjikisht xheloz dhe se nëna e tyre nuk fliste me burra të tjerë dhe as nuk kishte një lidhje jashtëmartesore.

18-vjeçarja ishte e pranishme në momentin e vrasjes së nënës së saj. Ajo e ka foton e saj në telefon dhe e shikon atë vazhdimisht, ndërsa bërtet nga tërbimi se tani është jetime pasi babai i saj “ka vdekur” për të. Fëmijët e tjerë të çiftit janë gjithashtu në një situatë tragjike, veçanërisht djali i tyre 13-vjeçar, i cili e kapi të atin nga fyti në mënyrë që ta ndalonte të kryente krimin.

Duke parë nënën e tyre duke vrapuar për të shpëtuar nga duart e babait, dy fëmijët e mëdhënj tentuan që ta parandalojnë krimin, por nuk ia dolën.

Çfarë pretendon autori i krimit për vrasjen në Volos?

Siç pohon ai, kur 36-vjeçarja mbeti shtatzënë pak kohë më parë, ajo i tha se fëmija nuk ishte i tiji dhe ai u shkatërrua shumë.

“Isha i tërbuar, humba mendjen, mendja ime u shua kur ajo më tha se fëmija që kishte nuk ishte i imi dhe se do të më dërgonte foto dhe video me partnerin e saj të ri. Dyshimet e mia u konfirmuan. Që nga Pashkët e tutje, filloi e keqja. Një palë e tretë na shkatërroi jetën. Kam keqardhje, mendoj për fëmijët e mi, çfarë do të bëhet me ta, do të doja ta ktheja kohën pas, doja t’i bëja keq vetes”, ka thënë ai.

Megjithatë, familja e 36-vjeçares përshkruan sjellje abuzive dhe se si 40-vjeçari e përdhunonte vazhdimisht në mënyrë që ajo të mbetej shtatzënë dhe të mos divorcohej prej tij.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

leshohet per qarkullim njera nga urat e reja mbi lumin iber durimishi publikon pamjet 68ad64a150172
Lajmi i mëparshëm

Lëshohet për qarkullim njëra nga urat e reja mbi lumin Ibër, Durimishi publikon pamjet

iphone i palosshem pritet te prezantohet ne vjeshten e vitit te ardhshem 68ad656e8632f
Lajmi i radhës

iPhone i palosshëm pritet të prezantohet në vjeshtën e vitit të ardhshëm

Të fundit nga

Emergjenca në QKUK për dy ditë trajtoi 900 raste

Qendra Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës gjatë dy ditëve të fundjavës është përballur me një fluks të lartë pacientësh, duke trajtuar gjithsej rreth 900 raste. Sipas ShSKUK-së kjo është një
ShkoLartë