si ndodhi rasti ne poligonin fazani s ngriten dyshime qe nuk ishte aksident 68b46cad3b24f

Si ndodhi rasti në Poligonin “Fazani-S”? Ngriten dyshime që nuk ishte aksident

August 31, 2025
1 minut lexim

Biznesmeni Hashim Rexhepi është vendosur në masën e paraburgimit prej 30 ditësh pas ngjarjes tragjike të 29 gushtit 2025 në poligonin e qitjes “Fazani-S” në Prishtinë, ku humbi jetën 24-vjeçarja Lindore Sejdiu.

Nga hetimet paraprake të Prokurorisë, dyshohet se Rexhepi ka vepruar në mënyrë të pakujdesshme dhe në kundërshtim me rregullat e sigurisë, duke lejuar përdorimin e armës pa mbikëqyrje të mjaftueshme. Viktima dyshohet se gjatë manipulimit me armë, ka qëlluar veten aksidentalisht në pjesën e barkut dhe si pasojë ka ndërruar jetë rreth orës 21:05 në QKUK.

Por mbrojtja e të pandehurit, përfaqësuar nga avokatja Besjana Ismaili, e ka kundërshtuar këtë interpretim të Prokurorisë, duke e cilësuar si të pabazuar në prova dhe të gabuar si në aspektin faktik, ashtu edhe atë juridik.

“Në asnjë vend të kërkesës së Prokurorisë nuk shihet se i mbrojturi im ka ndërmarrë ndonjë veprim me dashje. Përkundrazi, nga pamjet e siguruara shihet qartë se kemi të bëjmë me vetëvrasje, e jo me manovrim të armës sikurse pretendohet. Kjo është një ngjarje fatale dhe e dhimbshme, por jo vepër penale e Hashim Rexhepit,” ka deklaruar Ismaili para trupit gjykues.

Ajo shtoi se klienti i saj ka qenë personi i parë që ka njoftuar policinë dhe ndihmën e shpejtë menjëherë pas ngjarjes, dhe se nuk ka tentuar të ndikojë në dëshmitarë apo të pengojë hetimet.

Më tej, Ismaili argumentoi se masa e paraburgimit është e paarsyeshme dhe e panevojshme, pasi sipas Kodit të Procedurës Penale ekzistojnë masa alternative si arresti shtëpiak.

“Gjykata ka mundësi ligjore të caktojë masa më të buta. Në këtë rast nuk ekziston asnjë rrezik që i mbrojturi im të arratiset apo të ndikojë tek provat, prandaj paraburgimi është i panevojshëm”, tha avokatja.

Ajo përmendi gjithashtu se nuk ka pasur ndonjë konflikt apo marrëdhënie të tensionuar mes familjes së viktimës dhe asaj të të pandehurit, duke theksuar se familja Sejdiu ka mirëpritur pjesëmarrjen e familjes Rexhepi në varrim, gjë që sipas saj dëshmon se bëhet fjalë për një tragjedi të rëndë dhe jo për një veprim kriminal

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shqiptari trondit manchester cityn e pep guadioles goli i tij nokaut 68b46c93b5a0f
Lajmi i mëparshëm

Shqiptari trondit Manchester Cityn e Pep Guadiolës! Goli i tij – nokaut

marsi mund te kete qene si toka zbulohet nje mineral i ri ne planetin e kuq 68b46d6fdc1d0
Lajmi i radhës

Marsi mund të ketë qenë si Toka, zbulohet një mineral i ri në Planetin e Kuq

Të fundit nga

ShkoLartë