si ndodhi aksidenti ne vrelle ku mbeten te lenduar nente persona 690f9c6046c85

Si ndodhi aksidenti në Vrellë, ku mbetën të lënduar nëntë persona?

November 8, 2025
1 minut lexim

Një aksident trafiku në Vrellë të Istogut mbrëmjen e së premtes bëri që të pësojnë lëndime  nëntë persona.

Të gjithë këta në fillim u dërguan në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Mëpas, dy prej tyre, për shkak të lëndimeve të marra, u transferuan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Nga QKUK bënë të ditur se njëri nga të lënduarit ka pësuar një frakturë në kokë dhe gjendja e tij është e rëndë.

Sipas mjekut kujdestar Avdush Bajgora, i lënduari aktualisht ndodhet në Mjekim Intensiv.

“Ata kanë ardh mbrëmë. Njëri ka qenë më i ligshtë, e tjetri ka pasë një frakturë në kokë dhe është në trajtim, po presim. Nga parametrat vitale të dy pacientet janë në gjendje stabile, mirëpo gjendja është e rëndë pasi ka pësuar frakturë në kokë”, deklaroi ai.

E të lënduarit që po trajtoheshin në Spitalin e Pejës, pas trajtimit mjekësor, pesë prej tyre janë liruar për në shtëpi.

Kurse dy të tjerë po vazhdojnë të marrin trajtim dhe sipas këtij Spitali, janë jashtë rrezikut për jetë.

Detaje rreth aksidentit dhanë për televizionin nga Policia e Kosovës.

“Rasti vazhdon të hetohet për të kuptuar shkaqet se si ka ardhur deri tek aksidenti. Shkaktar fillimisht dyshohet të jetë njëri nga shoferët që ka qenë duke lëvizur nga Vrella në drejtim të Istogut. Duke mos u përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësia joadekuate, e ka goditur veturën e parë në pjesën e prapme, veturen e dytë gjithashtu”, tha zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi.

Në këtë aksident, sipas Policisë, të përfshiraishin katër vetura.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

granit xhaka me shoke befasojne arsenalin 690f9c53a1603
Lajmi i mëparshëm

Granit Xhaka me shokë befasojnë Arsenalin 

neser zgjedhje ne 5 bashki mbi 334 mije qytetare me te drejte vote shperndahet baza materiale neper kzaz 690f9d034a8d4
Lajmi i radhës

Nesër zgjedhje në 5 bashki/ Mbi 334 mijë qytetarë me të drejtë vote, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë