si lokali u kthye ne kurth vdekjeje ne zvicer fishekzjarre brenda temperatura qindra grade 6957cd473246e

Si lokali u kthye në kurth vdekjeje në Zvicër/ Fishekzjarrë brenda, temperatura qindra gradë

January 2, 2026
1 minut lexim

Hetuesit po vazhdojnë kërkimet për viktimat e zjarrit në klubin Le Constellation, në resortën zvicerane të skive të Crans-Montana, ku humbën jetën mes flakëve rreth 47 persona e 115 të terë u lënduan.

Oficerët e mjekësisë ligjore ndodhen në vendngjarje, mes raporteve se shumë pacientë, disa deri edhe vetëm  15 vjeç, po trajtohen për djegie të rënda të shkallës së tretë. Zyrtarët paralajmërojnë se mund të duhen ditë apo edhe javë të tëra për të identifikuar viktimat. Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin, por dëshmitarë të shumtë flasin për shkëndija fishekzjarresh të ndezura brenda lokalit që kanë mbërritur tavanin e tij.

Zjarri u përhap me shpejtësi rrufeje, me gjasë i favorizuar nga një shtresë materiali sintetik izolues që mbulonte tavanin e ulët të sallës. Mes personave të pranishëm shpërtheu paniku. Të rinjtë vërshuan drejt shkallëve për të tentuar të arrijnë daljen dhe shpëtimin, ndërsa tymi mbushi ambientin dhe penguar frymëmarrjen.

Dera e daljes që ndodhet në krye të asaj shkalle të ngushtë që ngjitet nga bodrumi, e turma e krijuar bllokon kësisoj të vetmen rrugë shpëtimi, teksa flakët përfshijnë dhe përpijnë të gjithë lokalin dhe ata që kanë mbetur pas, e në ambjentin e mbyllur, temperaturat sipas disave, mbërrijnë në disa qindra gradë. Corriere della sera flet për një Flashover, momenti më i rrezikshëm i një zjarri në ambiente të mbyllura (si bar, bodrum, klub), ku zjarri nis në një pikë si psh tavani.

Pastaj tymi dhe flakët mbushën të gjithë dhomën e brenda një kohe tejet të shkurtër gjithcka digjet njëherësh. Hetimet e Prokurorisë Federale do të përpiqen tani të përcaktojnë pse nuk kanë funksionuar sistemet dhe daljet e sigurisë. Këtyre pyetjeve, dhe shumë të tjerave, do t’u duhet të përgjigjet edhe çifti francez, pronarë të Le Constellation.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump shpreh mbeshtetje per protestuesit iraniane 6957cb940d08e
Lajmi i mëparshëm

Trump shpreh mbështetje për protestuesit iranianë

korce prezence akulli ne rruge policia apel qytetareve perdorni
Lajmi i radhës

Korçë/ Prezencë akulli në rrugë, Policia apel qytetarëve: Përdorni zinxhirë

Të fundit nga

Trump shpreh mbështetje për protestuesit iranianë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe një zyrtar i lartë i sigurisë në Iran kanë shkëmbyer deklarata kërcënuese, teksa protestat ekonomike po përhapen në disa pjesë të Republikës Islamike, duke
ShkoLartë