si e ka kaluar sarkozy naten e pare ne qeli avokati i ish presidentit francez zbulon detaje ka bere sport dhe ka nisur te shkruaje librin e tij 68f8a90714a44

Si e ka kaluar Sarkozy natën e parë në qeli? Avokati i ish-presidentit francez zbulon detaje: Ka bërë sport dhe ka nisur të shkruajë librin e tij

October 22, 2025
min lexim

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka kaluar natën e parë pas hekurave në burgun e njohur La Santé në Paris, ku po qëndron në izolim.

Avokati i tij, Jean-Michel Darrois, e përshkroi përvojën e parë të klientit të tij si të vështirë, por të përballueshme.

Nuk është Club Med (resort luksoz),” tha ai me ironi pas vizitës së tij në mbrëmje në institucionin e sigurisë së lartë. Më tej ai shtoi “Sot ka bërë sport, ka filluar të shkruajë librin e tij dhe ndodhet në një qeli prej 9 metrash katrorë, ku zhurma nuk mungon asnjë çast,” shtoi avokati.

Sarkozy ka pasur mundësi ta takojë edhe bashkëshorten, këngëtaren Carla Bruni, në njërin nga tre takimet javore njëorëshe që i lejon administrata e burgut.

Sot ishte dita e parë, dhe një ditë e parë në burg është gjithmonë e tmerrshme, por ai e ka kaluar me qetësi,” theksoi avokati i tij.

Makina e ish-presidentit, një ‘Renault Espace’ me ngjyrë të errët, hyri në portën e burgut në orën 09:37 të mëngjesit, në objektin e Montparnasse, e vetmja strukturë e mbetur brenda mureve të Parisit.

Burgu, i tejmbushur me 1.237 të burgosur edhe pse kapaciteti i tij është 657 vende, nuk e ka vendosur Sarkozy-n në sektorin e “të ndjeshmëve” ku zakonisht qëndrojnë personazhe të njohur, por në izolim të plotë për arsye sigurie. Ai është i ndarë nga të burgosurit e tjerë për të shmangur ndonjë kontakt të rrezikshëm.

Në momentin e mbërritjes, ish-presidenti është përballur me thirrjet e ashpra të të burgosurve. “Ja ku erdhi Sarkozy!”, “Mirë se erdhe, Sarkozy!”, kanë thënë të burgosurit në momentin që ish-poresidenti Francës është futur në qeli.

Pas procedurave të zakonshme, atij iu morën shenjat e gishtave, iu bë fotografia, dhe iu dha një numër identifikimi i të burgosurit. Ai dorëzoi dokumentet personale dhe sendet me vlerë, por mbajti unazën e martesës dhe orën e dorës.

Në qelinë e tij ka një tualet me dush, një shtrat, një tavolinë të vogël, një televizor dhe një linjë fikse telefoni, e kufizuar në 10 numra të aprovuar nga administrata e burgut, e cila mund t’i përgjojë bisedat.

Sipas mediave franceze, Sarkozy ka marrë edhe produkte si sapun, çarçafë, enë gatimi, letër dhe stilolaps.

Sarkozy ndodhet pas hekurave për përfshirje në një grup të organizuar kriminal, lidhur me financimet e dyshuara libiane për fushatën e tij presidenciale të vitit 2007.

 


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

makina perplaset me deren e shtepise se bardhe ja ku ndodhej presidenti trump ne momentin e incidentit 68f8a754b184e
Lajmi i mëparshëm

​Makina përplaset me derën e Shtëpisë së Bardhë, ja ku ndodhej presidenti Trump në momentin e incidentit

trump vizite treditore ne japoni testi i pare diplomatik per kryeministren e re 68f8ad43f1a0a
Lajmi i radhës

Trump vizitë treditore në Japoni, testi i parë diplomatik për kryeministren e re

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë