Si duhet të plotësoni fletëvotimet për zgjedhjet lokale? – tregon KQZ-ja

July 3, 2025
1 minut lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dhënë udhëzime të detajuara për mënyrën e plotësimit të fletëvotimeve gjatë Zgjedhjeve Lokale të 12 tetorit, që përfshijnë zgjedhjet për Kryetarët e Komunave dhe për Kuvendet Komunale.

Nëpërmjet një videoje informuese, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka shpjeguar se votuesit do të përdorin dy fletëvotime të ndryshme.

Fletëvotimi i parë, me kornizë të verdhë, është për zgjedhjet e kryetarëve të komunave dhe përmban emrat e kandidatëve, së bashku me subjektet politike që i përfaqësojnë. Votuesit duhet të vendosin një shenjë në katrorin pranë emrit të kandidatit të preferuar për kryetar komune.

Ndërsa fletëvotimi i dytë, me kornizë të kaltër, do të përdoret për zgjedhjet për Kuvendet Komunale, ku votuesit duhet të shënojnë zgjedhjen e tyre për anëtarët e këtyre kuvendeve.

KQZ kërkon nga të gjithë qytetarët të sigurohen që të plotësojnë fletëvotimet në përputhje me këto udhëzime, për të garantuar vlefshmërinë e votave të tyre në këto zgjedhje të rëndësishme.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Cambiaso: Krenarë për atë që dhamë në Botëror

Të fundit nga

Nuk është peshk, është Melinda

Këngëtarja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, në valën e angazhimeve të sezonit të verës me projekte dhe koncerte të shumta ka gjetur pak kohë të relaksohet në bregdetin shqiptarë. Ajo ka ndarë
ShkoLartë