si duhet te plotesoni fletevotimet per zgjedhjet lokale tregon kqz ja 6866881547969

Si duhet të plotësoni fletëvotimet për zgjedhjet lokale? – tregon KQZ-ja

July 3, 2025
1 minut lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dhënë udhëzime të detajuara për mënyrën e plotësimit të fletëvotimeve gjatë Zgjedhjeve Lokale të 12 tetorit, që përfshijnë zgjedhjet për Kryetarët e Komunave dhe për Kuvendet Komunale.

Nëpërmjet një videoje informuese, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka shpjeguar se votuesit do të përdorin dy fletëvotime të ndryshme.

Fletëvotimi i parë, me kornizë të verdhë, është për zgjedhjet e kryetarëve të komunave dhe përmban emrat e kandidatëve, së bashku me subjektet politike që i përfaqësojnë. Votuesit duhet të vendosin një shenjë në katrorin pranë emrit të kandidatit të preferuar për kryetar komune.

Ndërsa fletëvotimi i dytë, me kornizë të kaltër, do të përdoret për zgjedhjet për Kuvendet Komunale, ku votuesit duhet të shënojnë zgjedhjen e tyre për anëtarët e këtyre kuvendeve.

KQZ kërkon nga të gjithë qytetarët të sigurohen që të plotësojnë fletëvotimet në përputhje me këto udhëzime, për të garantuar vlefshmërinë e votave të tyre në këto zgjedhje të rëndësishme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cambiaso krenare per ate qe dhame ne boteror 6866881208a33
Lajmi i mëparshëm

Cambiaso: Krenarë për atë që dhamë në Botëror

google gjobitet 314 milione dollare per mbledhjen e te dhenave te perdoruesve 686689032ac9f
Lajmi i radhës

Google gjobitet 314 milionë dollarë për mbledhjen e të dhënave të përdoruesve

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë