Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për fundjavë mbi vendin tonë.
Ditën e shtunë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë nga 14 deri në 17 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja, me intensitet të lehtë deri mesatare, raporton KosovaPress.
Ditën e diele, më 12 tetor, parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat do të jenë në rritje, veçanërisht ato maksimale. Vlerat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të regjistrohen nga 16 deri në 19 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, e lehtë deri mesatare.
Burimi: botasot.info


