shumica pretendon se i ka 80 vota por jo edhe badenterin per ta miratuar propozim ligjin per veteqeverisje lokale 6951791a83e18

Shumica pretendon se i ka 80 vota, por jo edhe badenterin për ta miratuar propozim-Ligjin për Vetëqeverisje Lokale

December 28, 2025
min lexim

Shkup, 28 dhjetor – Pushteti shpreson e opozita as që dëshiron të dëgjojë. Propozim-Ligji për Vetëqeverisje Lokale ashtu siç është dorëzuar në Kuvend, mund të ngelet thjeshtë propozim në letër. Edhe shtatë muaj pas dorëzimit në Kuvend, shumica parlamentare nuk ka arritur të sigurojë shumicë të badenterit. Për ta miratuar, nevojiten së paku 20 deputetë që kanë të drejtë vote për badenter. Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, u arsyetua se vonesa ka ndodhur për shkak zgjedhjeve lokale.

“Janë disa çështje të rëndësishme që duhet zgjidhur por besoj pas vitit të ri me forca të reja, ja edhe BDI pati kongres dhe ndryshime, pra nuk kishte gatishmëri as nga ana e opozitës për shkak proceseve të tyre të brendshme”, tha Bekim Qoku – Koordinator i g.p të VLEN.

Por nga opozita janë të prerë, kështu siç është nuk kalon. E quajnë antiligjor dhe antikushtetues.

“Unë mendoj se derisa nuk kemi një ligj të ri sepse kështu siç është nuk mund të kalojë. Do të duhet ta shohim përmbajtjen e një ligji dhe draft versioni të ri në qoftë se janë të gatshëm shumica parlamentare ta sjellin dhe mbi bazën e asaj mandej do të mund të diskutojmë për përmbajtjen dhe për mënyrën se a do të kemi mundësi ne të ndërhyjmë me amandamente në këtë propozim ligj”, tha Rina Ajdari – Koordinatore e g.p Fronti Evropian.

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, njoftoi se ligji ka nevojë për ndryshime si përshembull të përfshijë decentralizimin dhe rishikimin e kufijve të komunave.

“Ashtu siç edhe në Gjykatë Kushtetuese u vërtetua që nuk kishte vend për përllogaritje qoftë buxheti qoftë numri i këshilltarëve në bazë të popullatës rezident dhe jo rezident për shkak se nuk ekziston as në ligj as në kushtetutë një definicion i tillë, dhe si i tillë numri i këshilltarëve nuk duhej të ulet. Vazhdojmë të insistojmë se numri i këshilltarëve nuk duhet të ulet….. Në qoftë se nuk e tërheq, deputetët do të duhet atij propozimi t’i japin zero vota”, shtoi Ziadin Sela – Kryetar i ASH-së.

Deputeti i ASH-së së Taravarit, Rijad Shaqiri, nuk konfirmoi nëse do ta mbështesnin apo jo kështu siç është por do të marrin mendime nga komunat.

“Ligji nuk duhet të jetë selektiv por duhet të jetë gjithëpërfshirës kështu që nga kush do që vjen ai ligj nëse është në të mirën e qytetarëve ne do ta mbështesim”, tha Rijad Shaqiri – ASH-Taravari.

Që kur propozimi u pati prezantuar para deputetëve, opozita e kundërshtoi me arsyetimin se ky propozim ligj mund të përjashtojë mërgatën madje edhe nga listat e votimit. Atëkohë kryeministri Mickoski u ofroi deputetëve të opozitës që nëse duan të përfshihet dhe mërgata, atëherë vendi të shndërrohet në një njësi zgjedhore. Propozim-ligji parashikon jo vetëm rregullimin e statistikave demografike, por edhe referendumin për largimin e kreut të komunës, mundësi që aktualisht nuk ekziston me ligjet që ndodhen në fuqi./Alsat.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkurte haxhiu akoma e revoltuar nga big brother ishte nje padrejtesi e madhe per mua 69517451e91ca
Lajmi i mëparshëm

Shkurte Haxhiu akoma e revoltuar nga Big Brother: Ishte një padrejtësi e madhe për mua

sali nga toplica vrapcishti po mbeshtet fuqishem ndryshimin me 11 janar 695179b74bcc5
Lajmi i radhës

Sali nga Toplica: Vrapçishti po mbështet fuqishëm ndryshimin më 11 janar

Të fundit nga

Trump dhe Zelensky takohen në Florida

Volodimir Zelensky mbërriti në Florida për atë që konsiderohet si takimi më përcaktues i vitit. Në rezidencën Mar-a-Lago, Presidenti ukrainas është ulur përballë Donald Trumpit, me shpresën e madhe për të gjetur
ShkoLartë