shumica e gjermaneve per me shume presion mbi izraelin 6895ccd819948

Shumica e gjermanëve për më shumë presion mbi Izraelin

August 8, 2025
1 minut lexim

Sipas sondazhit të fundit të ARD-së për programin “Deutschlandtrend” shumica e gjermanëve janë pro që kancelari Merz të rrisë presionin mbi Izraelin.



Menjëherë pas zgjedhjes së tij si kancelar, Friedrich Merz, deklaroi në një intervistë se nuk i kuptonte më qëllimet e Izraelit në luftën e Gazës.

Kohët e fundit kancelari i bëri thirrje pa asnjë mëdyshje kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të lehtësojë vuajtjet e afërsisht dy milionë njerëzve në Rripin e Gazës.

Megjithatë, ndryshe nga Franca, Britania e Madhe apo Kanadaja, Gjermania vazhdon të ngurrojë sa i përket njohjes së një shteti palestinez në përgjigje të situatës në Rripin e Gazës.

Merzi planifikon të marrë së shpejti një vendim për sanksione të mundshme kundër Izraelit. Si e konsiderojnë njerëzit në Gjermani kursin e kancelarit në këtë çështje?

Përparësi kryesore fati i pengjeve

Sipas anketimit “Deutschlandtrend” të zhvilluar nga korporata radio-televizive publike gjermane, ARD, për njerëzit në Gjermani, mbetet përparësi kryesore fati i pengjeve që mbahen ende robër nga grupi terrorist islamist Hamas.

Një shumicë e madhe mendon se kancelari duhet ta shtojë presionin për ta detyruar Izraelin të ndryshojë qasjen e tij ndaj palestinezëve.

Si Merz ashtu edhe paraardhësi i tij socialdemokrat, Olaf Scholz, kanë theksuar vazhdimisht se ndjejnë një përgjegjësi të veçantë nga ana e Gjermanisë për ekzistencën e Izraelit. Por nga të anketuar për programin e ARD “Deutschlandtrend” vetëm 31 përqind vazhdojnë të mendojnë kështu, pra pesë përqind më pak nga sondazhi i mëparshëm i zhvilluar në muajin shkurt.

Për emisionin aktual ARD-Deutschlandtrend instituti i hulumtimit të opinionit publik infratest-dimap anketoi 1,321 qytetarë të përzgjedhur në mënyrë përfaqësuese në periudhën 4 deri më 6 gusht të këtij viti./DW

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tirane do tu shiste arme shtetasve qe kryejne vrasje arrestohet 28 vjecari 6895cbac52781
Lajmi i mëparshëm

Tiranë/ Do t’u shiste armë shtetasve që kryejnë vrasje, arrestohet 28-vjeçari

nje shtetase e maqedonise u mbyt ne halkidiki trupi dorezohet per autopsi 6895cd500db0f
Lajmi i radhës

Një shtetase e Maqedonisë u mbyt në Halkidiki, trupi dorëzohet për autopsi

Të fundit nga

LSDM kërkon raportin për ujin në Gostivar

LSDM akuzon pushtetin se, më shumë se pesë javë pas krizës shëndetësore në Gostivar, ende nuk ka asnjë përgjegjës për rastin e ujit të ndotur dhe rreth 5 mijë qytetarëve të hospitalizuar.
ShkoLartë