shume rruge te lagjeve sofali tokbahce velani ende pa ndricim publik 686770f854f85

Shumë rrugë të lagjeve Sofali, Tokbahçe, Velani ende pa ndriçim publik

July 4, 2025
1 minut lexim

Shumë rrugë të kryeqytetit aktualisht po përballen me mungesë të ndriçimit publik. Banorët e një prej lagjeve ku mungon ndriçimi publik, në Sofali, ankohen se si pasojë e mungesës së ndriçimit, po ndihen të pasigurt gjatë natës.

Esma Morina, banore e lagjes Sofali në Prishtinë, thotë se ndihet e sigurt gjatë ditës, por jo gjatë natës. Kjo për shkak të mungesës së ndriçimit publik në këtë lagje.

“Shpeshherë detyrohem ta ndërroj rrugën pikërisht për shkak të mungesës së ndriçimit dhe errësirës. Këtu ka edhe qen endacakë natën, dhe ndjehemi edhe më të pasigurt kur mungon ndriçimi publik. As parkun nuk mundemi ta shfrytëzojmë si pasojë e errësirës”, tha Morina.

Kryetari i Bashkësisë Lokale për Sofalinë, Enver Redenica, thotë se me mungesë të ndriçimit përballen edhe lagjet “Tokbahqe”, “Velania”, si dhe disa lagje të tjera.

“Rrugë të shumta janë pa ndriçim funksional, siç janë rrugët: ‘Bislim Makolli’, ‘BIA-UÇK’, ‘KIKA’, ‘Sabit Mushica’, ‘Gëzim Redenica’, ‘Nezir Spanca’, ‘Rrahim Kosova’, ‘Ali Asllani’, ‘Bahtir Dumnica’, ‘Aleks Buda’, ‘Faik Rama’, ‘Lugina e Preshevës’, ‘Beqir Mysliu’, ‘Nerodimja’ etj. Po ashtu edhe Lapidari i Dëshmorëve, i cili është i pandriçuar, ndonëse ishte premtuar që moti. Edhe rruga ‘Bahtir Jahiri’, që lidh Tokbahqen me MIL 3, nuk ka ndriçim fare”, tha Redenica

Nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prishtinë kanë njoftuar se kontrata për ndriçim është lidhur dhe janë në fazën e porosisë së materialeve, si dhe caktimit të lagjeve me prioritet për rregullimin e ndriçimit, duke përfshirë edhe këto rrugë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mot me diell dhe shume nxehte temperatura do te arrije deri ne 40 grade 68676d5977c6d
Lajmi i mëparshëm

Mot me diell dhe shumë nxehtë, temperatura do të arrijë deri në 40 gradë

nje nga fustanet e marteses se lauren sanchez dyshohet se eshte vjedhur pas dasmes me jeff bezos 686772242ab03
Lajmi i radhës

Një nga fustanet e martesës së Lauren Sanchez dyshohet se është vjedhur pas dasmës me Jeff Bezos

Të fundit nga

ShkoLartë