shume lagje te shkupit sot do te mbeten pa uje 692c0e4fdd10c

Shumë lagje të Shkupit sot do të mbeten pa ujë

November 30, 2025
1 minut lexim

Shkup, 30 nëntor – Sot, më 30 nëntor, një pjesë e madhe e qytetit të Shkupit do të mbetet pa ujë për shkak të defekteve dhe punimeve teknike në disa zona.

Ndërmarrja Publike Ujësjellësi dhe Kanalizimi njofton se për shkak të punimev teknike që do të kryhen në bulevardin Aleksandri i Madh furnizimi me ujë do të ndërpritet plotësisht nga ora 5 e mëngjesit në lagjen Çento, Maxhari, rrugën Palmiro Toljati dhe fshatin Singeliq.

Ndërprerjet do të zgjasin deri në përfundimin e të gjitha punimeve. Pa ujë ose me presion të ulët do të mbeten edhe banorët e bulevardit Aleksandri i Madh, një pjese të bulevardit Kiro Gligorov, lagjes Autokomandë, Trianglës, Hipodromit dhe zonës rreth tregut në rrugën Pero Nakov.

Po ashtu, për shkak të një defekti të madh në rrugën Butelska, nga ora 11:00 do të ndërpritet furnizimi me ujë për banorët e rrugëve përreth.

Furnizimi do të rikthehet sapo të përfundojë riparimi.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

elijona dhe toney te afert me njeri tjetrin pergatisin ushqimin 692bfdbdabc22
Lajmi i mëparshëm

Elijona dhe Toney të afërt me njëri-tjetrin, përgatisin ushqimin

shperblimet jane nisur drejt pensionisteve rama ja sa leke do te marrin gjysherit dhe gjyshet 692c1055aea48
Lajmi i radhës

“Shpërblimet janë nisur drejt pensionistëve”- Rama: Ja sa lekë do të marrin gjyshërit dhe gjyshet!

Të fundit nga

ShkoLartë