shtyhet seanca gjyqesore per rastin e lehones jildiz veaposkes nga dibra 690e2c50245a6

Shtyhet seanca gjyqësore për rastin e lehonës, Jildiz Veaposkës nga Dibra

November 7, 2025
1 minut lexim

Dibër, 7 nëntor – Edhe sot u shty seanca gjyqësore për rastin e nënës nga Dibra, Jildiz Veaposka, për shkak të mungesës së të pandehurve dhe avokatëve të tyre. Në këtë seancë duhej të prezantohej raporti i super-ekspertizës mjekësore, por procesi u ndërpre sërish.

Veaposka prej vitesh kërkon drejtësi, pasi gjatë lindjes në spitalin e Strugës mezi mbijetoi, ndërsa mbeti pa tre organe.

Ajo deklaroi se të pandehurit prej tre vitesh gjejnë mënyra për ta zvarritur gjyqin me qëllim që vepra të parashkruhet, por paralajmëroi se kjo nuk do të ndodhë.

“Nëse deri në fund të muajit nuk mbahen seancat e planifikuara, unë dhe familjarët e mi do të dalim në protestë para gjykatës së Strugës,” – tha Veaposka.

Avokati i saj, Sasho Janev, theksoi se shtyrja e vazhdueshme e seancave me qëllim parashkrimi është dëshmi e fajësisë së të akuzuarve.

Gjykatësi Jordan Jovanov paralajmëroi se, nëse të pandehurit mungojnë edhe në seancat e ardhshme, do të shoqërohen me forcë nga policia, dhe se nuk do të lejohet parashkrimi i veprës.

Seanca e re është caktuar për të hënën, në orën 10:00, në Gjykatën e Strugës.

Në këtë proces gjyqësor, i akuzuari kryesor është dr. Muhamed Asani, gjinekolog–obstetër dhe ish-drejtor i spitalit të Strugës; i dyti është dr. Blerton Asani, djali i tij; ndërsa e treta e akuzuar është dr. Liljana Jovanoska, gjinekologe–obstetër.

Ata akuzohen për vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve, pasi gjatë lindjes në spitalin e Strugës, Veaposka mbeti pa një veshkë, mitër dhe vezore. Sipas të dhënave, vepra parashkruhet në gusht të vitit të ardhshëm.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

projekti tren qytetas me tri segmente do te lidhe shkupin nga njera ane ne tjetren 690e253637b31
Lajmi i mëparshëm

Projekti Tren Qytetas me tri segmente do të lidhë Shkupin nga njëra anë në tjetrën!

partneriteti per bashkepunim transatlantik ne energji balluku shqiperia do te kontribuoje ne ndertimin e nje te ardhmeje te sigurt energjetike 690e2e547feaa
Lajmi i radhës

‘Partneriteti për Bashkëpunim Transatlantik në Energji’, Balluku: Shqipëria do të kontribuojë në ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt energjetike

Të fundit nga

ShkoLartë