shtyhet ne shtator publikimi i raportit final nga odihr 68a48459b5c65

Shtyhet në shtator publikimi i raportit final nga ODIHR

August 19, 2025
1 minut lexim

Nota finale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të jepet në muajin shtator.



Burime zyrtare nga kjo organizatë i kishin deklaruar TV Kombëtar Klan News se ky raport do të publikohej në fund të muajit gusht, por ky afat është shtyrë pasi mesa duket vijon mbledhja e provave dhe materialeve, kryesisht me adresë opozitën shqiptare.

Zyra e ODHIR në Varshavë na ka konfirmuar se po i jepet dora e fundit këtij raporti, i cili përmbledh gjetjet e misionit vëzhgues të udhëhequr nga Ambasadori Lamberto Zannier.

Në vlerësimin e saj paraprak, OSBE-ODIHR i konsideroi zgjedhjet parlamentare të 11 majit si konkurruese dhe përgjithësisht profesionale, pavarësisht mjedisit politik të polarizuar.

OSBE-ODIHR vuri në dukje rolin pozitiv të SPAK-ut, si dhe mekanizmin e ngritur në bashkëpunim me KQZ-në dhe Prokurorinë e Përgjithshme për zbulimin e krimeve zgjedhore.

Ky raport pritet me shumë interes nga klasa politike shqiptare, veçanërisht nga opozita e udhëhequr nga Sali Berisha, e cila i ka kontestuar këto zgjedhje duke i konsideruar ato si farsë elektorale.

Mbetet për t’u parë nëse ky raport do të pasqyrojë akuzat për shitblerje votash, manipulim të rezultateve, keqpërdorim të administratës dhe fondeve publike, por mbi të gjitha, pritet vlerësimi i vëzhguesve ndërkombëtarë për atë se sa kanë ndikuar gjetjet që ka paraqitur opozita në rezultatin e publikuar tashmë nga KQZ-ja.

Partia Socialiste ka fituar 83 vende në parlamentin e ri, ndaj pret ftesën nga Presidenti Begaj për të formuar qeverinë e re.

Disa nga rekomandimet e OSBE-ODIHR-it kanë mbetur ende të pazbatuara, si depolitizimi i komisioneve zgjedhore, mekanizmat e kontrollit për financimin e partive politike dhe reforma gjithëpërfshirëse zgjedhore.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nikolloski shteti e fitoi rastin kazandol u kursyen 115 milione euro 68a482bde6cac
Lajmi i mëparshëm

Nikolloski: Shteti e fitoi rastin “Kazandol”, u kursyen 115 milionë euro

takimet ne shtepine e bardhe nje hap ne drejtimin e duhur 68a48584b3187
Lajmi i radhës

Takimet në Shtëpinë e Bardhë – një hap në drejtimin e duhur

Të fundit nga

Francë: Plani i Lecornusë për shpenzimet miratohet

Asambleja Kombëtare e Francës miratoi me pak vota më shumë buxhetin e sigurimeve shoqërore të martën, duke i sjellë lehtësim të madh kryeministrit Sébastien Lecornu, i cili synon të finalizojë planin e shpenzimeve

Henry kritikon ashpër Salah-un

Legjenda franceze Thierry Henry ka komentuar situatën e tensionuar të Mohamed Salahut te Liverpooli, duke e kritikuar ashpër mënyrën se si egjiptiani ka shprehur pakënaqësitë e tij publikisht në një moment të
ShkoLartë