Shtyhet seanca gjyqësore për dosjen e ish-presidentit Ilir Meta. Shkak për shtyrjen e saj u bë ndërrimi i avokatit të Ema Çokut.
Seanca e radhës u caktuar më 12 janar, ora 14:30. Ilir Meta mbahet në paraburgim prej 21 tetorit të vitit 2024 pasi dyshohet nga Prokuroria e Posaçme për tre vepra penale, “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.
Me 28 korrik SPAK mbylli hetimet për Metën ndërsa në fund të gushtit dosja u dërgua për gjykim në Gjykatën e Posaçme për aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.
Dosja e Metës është ende në seancë paraprake dhe do të jetë gjyqtarja Irena Gjoka që do të vendosë nëse do kalojë ose jo për gjykim.
Me të njëjtat akuza si Meta përballet edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, si dhe tre persona të tjerë, Pirro Xhixho për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim, dhe Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku për pastrim parash.
Burimi: botasot.info


